UBT

Reagon Festa Shabani: Të parandalojmë helmimet tjera

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Unë personalisht i vizitova dhe u informova nga afër për këtë gjendje të rëndë të tyre dhe kuptova se të gjithë kanë shkallë të lartë të helmimi, madje numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë vetëm po rritet, këtë e konfirmuan dhe mjekët kujdestarë thotë Festa Shabani këshilltare nga PSD-ja.

Festa Shabani është e para këshilltare komunale që ka reaguar ndaj helmimit të disa qytetarëve në restaurantin “Garden”.

Shabani i ka dërguar një letër Nevzad Rushitit drejtor i inspeksionit nga i cili ka kërkuar intervenim të menjëhershëm për të stopuar helmimet tjera.

Letra e Festa Shabanit

Uji Dea

Në seancën e mbajtur me 31 maj 2018 unë ngrita çështjen për produktet e mishit në qytetin tonë dhe kërkova inspektim të mishit në qendra tregtare e gjithandej.
Fatkeqësisht në këtë seancë e ende 10 ditë pas seancës nuk mora përgjigje nga ju.
Ditët e fundit në qytetin tonë me qindra qytetarë janë helmuar nga konsumimi i mishit të prishur, jo më larg se nga e shtuna (09.06.2018) mbi 20 persona vazhdojnë të jenë të shtrirë në spitalin rajonal të Gjilanit.

Unë personalisht i vizitova dhe u informova nga afër për këtë gjendje të rëndë të tyre dhe kuptova se të gjithë kanë shkallë të lartë të helmimi, madje numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë vetëm po rritet, këtë e konfirmuan dhe mjekët kujdestarë.

Kërkoj nga Drejtoria e Inspekcionit që së bashku me AVUK (Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit) të ndërmarrin hapa të menjëhershëm dhe konkret në inspektimin e mishit pasi që jemi thuajse qyteti i vetëm në Kosovë që nuk është realizuar asnjë inspektim i mishit dhe më pas raportin e këtij inspektimi me të gjitha të dhënat e sakta për informim të drejtë të qytetarëve që të parandalojmë këtë helmim e ndonjë sëmundje eventuale e mos edhe më keq./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.