FITORJA

Reagon edhe Mediana Bislimi rreth përmendoreve…

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mediana Bislimi, njohëse e vlerave kombëtare dhe historisë, reagon për “Ushtarin e panjohur” NGRITJA DHE ZBRITJA E PERMENDOREVE ?!!!.. Në GJILAN ditëve të fundit qytetarët janë bërë s’y e veshë, arsyeja nuk është për t’u habitur ! Derisa AUTORITETET komunale për gati 20 vite nuk ishin në gjendje të gjejnë forcë për t’i dhënë vendin e duhur Heroit të rralle Kombëtar të Karadakut dhe Anamoraves, Idriz Seferit i cili tërë jetën ishte në krye të të gjitha betejave për t’a nxjerrë Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë trojet shqiptare nga zgjedha Otomane dhe për t’i, mbrojtur nga grabitqarët sllavo-ortodoks të ndihmuar at kohë nga Rusia cariste hegjemoniste dhe disa shtete Perëndimore të cilat nga terri, nga propaganda greke e serbo-sllave ishin të mendimit dhe të dakorduar që nuk ka mundësi të formohet një shtet shqiptar, sepse kinse këta janë mbetje Osmane dhe se këto territore të ndahen në mes Greqisë dhe Serbisë e në Mal të Zi.

Eco Higjiena

Atë botë shqiptarët të organizuar në Krye me Tribuni si Idriz Seferi në Anamoravë e gjetiu, dhe shumë të tjerë në të gjitha trevat shqiptare i thanë JO ndarjes së trevave shqiptare, gjë që Idriz Seferi u shqua me rezistencë gjithë popullore deri sa është e njohur në luftën e Grykës së Kaqanikut,1909, 10, 11, 12. etj. Pra NGRITJA e një përmendoreje për këtë tribun me një vonesë kaq të madhe nuk e arsyeton asnjë qeveri komunal për këto 18 vite. Ne sot edhe duke e ngritur këtë përmendore kemi krijuar konfuzitet të madh në masat popullore,dhe kemi gjetur një vend ku po hamendemi té zbresim një përmendore të dëshmorit të pa NJOHUR dhe të shlyejmë nga memoria një kaptinë të historisë për té cilën jo vetëm shqiptarët, por e tërë Evropa e bota u ngrit në këmbë kundër NAZI -FASHIZMIT i cili pati kapluar tërë Evropën,dëshmorët e heronjtë kurrë nuk vdesin edhe pa përmendore edhe nëse u heqim përmendoret, gjaku i derdhur kurrë nuk bëhet ujë !!! Autoritete të Gjilanit ju lusim, mos luani me ndjenjat e qytetarëve gjeni vende të merituara edhe për heronjët kombëtare edhe për dëshmorët tjerë të rënë në fushat e nderit për ketë popull, edhe Idriz Seferi po të ishte i gjallë,nuk do të dakordohej t’a përmbys një dëshmor për t’u ngritur në vend të tij ?!!! Heronjtë dhe dëshmoret e të gjitha kohëve janë heronj, sepse gjaku për liri është i shtrenjtë në çdo etapë historike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.