Mobi Casa

Reagon deputetja Valentina Bunjaku: Jemi dëshmitarë të bllokimit të çdo investimi kapital pas ardhjes së Qeverisë Kurti 2

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të gjitha investimet kapitale, duke u nisur nga Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës, duke përfshirë autostrada Gjilan-Prishtinë, hyrje-daljet për Gjilan, projektet për ndonjë parking nëntokësor pas funksionalizimit të Tregut të Gjelbër, përfundimi i tregjeve të tjera lokale, investimet në pendën e Livoçit, parqet industriale, finalizimi i shëtitores deri në fund të lagjes Dardania 1, investimet në zgjerimin e rrugës me shumë korsi nga Gjilani në Dheun e Bardhë, zgjerimi i rrugës me shumë korsi nga Gjilani në Ferizaj, finalizimi i stadiumit për dy ekipet më të njohura në Kosovë e më gjerë, Drita e Gjilani, projekti i nisur si ide nga qeverisja e kaluar për sigurimin e ujit të pijshëm afër Kalasë së Pogragjës, impianti i ujërave të zeza, të gjitha këto kanë rëndësi jetike për të përfunduar sa më shpejt ka thënë deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Deklarimi i saj i plotë:

DEKLARIM JASHTË RENDIT TË DITËS

Të nderuar kolegë deputetë,
Qytetarë në të gjitha Komunat e Kosovës, veçanërisht ju në Komunën e Gjilanit prej nga vij unë.

Sot do të shprehi një shqetësim të krejt komunave të Kosovës, duke e marrë shembullin në Komunën e Gjilanit, rreth ndaljes së investimeve kapitale nga Qeveria Kurti 2.
Investimet kapitale kanë të bëjnë në radhë të parë me shëndetin publik.
Pastaj kur flitet për projekte kapitale si për ujërat e zeza, nuk bëhet fjalë veç për shëndet, por edhe për ruajtje të mjedisit, për ruajtje të ujit të pijes, për zhvillim të tokave bujqësore e sisteme të ujitjes, për turizëm, për shteg të ecjes, për investime në afarizëm banesor, për rritje të vlerës së tokës, lokale me qira e kështu me radhë.
Investimet kapitale ndikojnë direkt dhe indirekt në zhvillimin ekonomik, përmes infrastrukturës moderne në rrugë e autostrada e shumë projekte të tjera kapitale nga fusha të ndryshme.

Jemi dëshmitarë të bllokimit të çdo investimi kapital pas ardhjes së Qeverisë Kurti 2.
Shumica e konsiderueshme e investimeve kapitale vonojnë në zbatimin e tyre të plotë.

Uji Dea

Zvarriten, vonohen gjatë, bllokohen.
Ka probleme të mëdha me operatorët e vjetër e të rinj.

Të gjitha investimet kapitale, duke u nisur nga Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës, duke përfshirë autostrada Gjilan-Prishtinë, hyrje-daljet për Gjilan, projektet për ndonjë parking nëntokësor pas funksionalizimit të Tregut të Gjelbër, përfundimi i tregjeve të tjera lokale, investimet në pendën e Livoçit, parqet industriale, finalizimi i shëtitores deri në fund të lagjes Dardania 1, investimet në zgjerimin e rrugës me shumë korsi nga Gjilani në Dheun e Bardhë, zgjerimi i rrugës me shumë korsi nga Gjilani në Ferizaj, finalizimi i stadiumit për dy ekipet më të njohura në Kosovë e më gjerë, Drita e Gjilani, projekti i nisur si ide nga qeverisja e kaluar për sigurimin e ujit të pijshëm afër Kalasë së Pogragjës, impianti i ujërave të zeza, të gjitha këto kanë rëndësi jetike për të përfunduar sa më shpejt.
Në Gjilan ka pasur protestë me të drejtë të bizneseve, të cilat kanë bllokuar rrugën Gjilan – Bujanoc.

Por kjo është vetëm sa i përket Gjilanit nga ajo që shoh për çdo ditë dhe më afër, përndryshe, njësoj, të gjitha investimet kapitale, në çdo komunë të Kosovës, janë ndalur.
Kjo Qeveri si duket ka ardhur koha për ta kaluar praktikën, sepse 6 muaj mjafton për praktikë, hajde-hajde edhe 1 vit, por po afrohet viti i dytë i qeverisjes dhe ende kemi Qeveri Praktikante.
Vetëm shihni me investimet kapitale në Gjilan dhe krejt komunat e rajonet e tjera të Kosovës, Llap, Drenicë e Dukagjin.

Nuk di ku është arsyeja, por shqetësimi i operatorëve është se, pas inflacionit, duhet të rinegociohen çmimet.
Përkrahjen tonë si opozitë e keni, sepse me rëndësi është që qytetarët mos të pësojnë dhe tatimet e taksat që i paguajnë në komunat e tyre, t’u kthehen në investime kapitale.
Tani investimet janë bllokuar.
Projektet janë paralizuar.

Ato projekte që stërzgjasin, ato edhe dëmtohen, prishen.
Së paku bitisni projektet e nisura, të gatshme, sepse për projektet e reja as që bëhet fjalë në Qeverinë e juaj.
Unë po e përmendi Gjilanin, sepse jam shumë afër projekteve të mëdha, por edhe po kam komunikim me qytetarët e komunave të tjera.
Rinegocioni çmimet me operatorët.
Janë rritur çmimet kudo.
Inflacioni po shkon përpjetë.
Çdo gjë është shtrenjtuar.
Por nuk ndalet jeta dhe as investimet kapitale.
Inflacioni ka përfshirë të gjithë.
Kthejani investimet qytetarëve, sepse e keni obligim.
Zhvilloni deri në fund projektet nga qeveritë dhe qeverisjet e kaluara lokale.
Filloni edhe me ndonjë projekt të ri kapital.
Mos e ktheni mbrapa Kosovën.
Mos e stagnoni.
Mos i paralizoni investimet kapitale në Komunat e Kosovës e Komunën e Gjilanit.
Mblidhni operatorët dhe bëni negociata.
Qytetarët duan zgjidhje, madje zgjidhje urgjente.
Ua keni rënduar jetën e përditshme dhe ua keni marrë shpresën.

Faleminderit!