RCCOLA

Reagon asambleisti Latif Maliqi: Çka ka ky rajon që me çdo kusht tentohet të degradohet

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Latif Maliqi këshilltar komunal ka reaguar pas përpjekjeve të organeve komunale që ta degradojnë natyrën e bukur të Stublinës. Kryetar largoje këtë projekt dhe mos lejo nga një zonë e bukur natyrore ta kthesh në zonë të kontaminime ka shkruar Maliqi.

Postimi i plotë i Latif Maliqit:

Uji Dea

Çka ka ky rajon që me çdo kusht tentohet të degradohet dhe të shndërrohet prej një zone të bukur dhe turistik në zonë të kontaminume.
Në Malishevë kemi probleme me ujërat e zeza dhe në vend që të qohet përpara projekti i impiantit ai shkon në gjykatë dhe ndalohet.
Në zonën e Uglarit e kemi deponinë rajonale të mbeturinave dhe dëgjohet aroma kundërmuese.
Tash po u dashka në Stublinë të kërkohet dhe të miratohet një projekt për varrosjen e kafshëve të ngordhura .
Kryetari ka hy në mes, vjen dhe shkon tek kalaja e Pogragjes.
Kryetar largoje këtë projekt dhe mos lejo nga një zonë e bukur natyrore ta kthesh në zonë të kontaminume.
Nuk ka me të kalu …..