Hidromorava

Reagon AKR: Megjithatë, Kujtim Shahiqi nuk është më nënkryetar i kryesisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në një reagim të kryesisë së degës së AKR-së në Gjilan thuhet se ngrirja e Vendimit të Kryesisë së Degës së AKR-së në Gjilan për shkarkimin e tij nga posti i Nënkryetarit është vetëm në kokën dhe mendjen e tij.

E lexuam deklaratën e Kujtim Shahiqit në të cilën fund e krye ka të pa vërteta e me qëllim të informimit të drejtë të lexuesve tuaj, Kryesia e Degës së AKR-së në Gjilan jep këtë sqarim:
1. Askush nga Qendra nuk na ka dhënë as më të voglën vërejtje në Vendimin të cilin e kemi marrë për shkarkimin e Kujtim Shahiqit nga posti i Nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë
2. Me kë ka kontaktuar ai privatisht në Qendër, mbetet çështje e tij
3. Dhe prapë është çështje e vet Kujtim Shahiqit se si paturpshëm, njëanshëm dhe me të pavërteta e dezinformon opinionin. Ai nuk ka kontribuar në formimin e asnjë Nëndege e lere më të sjell ndonjë individ në parti.
Kur thirret për suksesin e gruas së tij në Forumin e Gruas të gjithë e dinë se kontributi i saj është shumë minimal sepse aty kontributi më i madh është i Grupit Punues dhe i Kryetareve të Nëndegëve.
4. Marrëveshjes siç e quan ai “gjentëllmenësh” për tërheqjen e gruas së tij nga Kryetarja e FG të AKR-së dhe që ky të mbetet Nënkryetar i Kryesisë e krejt kjo me qëllim që t’i ikim familjarizimit dhe nepotizmit në parti ai nuk iu ka përmbajt. Po të realizohej kjo Marrëveshje të cilën e ka pranuar edhe ai vet para të gjitha strukturave të Degës, nuk do të vinte te shkarkimi i tij. Skajshmërisht ka bërë obstruksione të nivelit më të ulët.
5. Nuk është e vërtetë që Ismet Hajdini Kryetar i Degës ka pasë dëshirë të madhe të bëhet Kryetar siç thotë Kujtimi, por e kundërta dëshira e madhe e Kujtimit që pas zgjedhjes së gruas së tij Ymrane Shahiqit Kryetare e FG të AKR-së në Gjilan, Kujtimi ka pas dëshirë të madhe që të merr edhe postin e Kryetarit të Degës së AKR-së ose postin e Nënkryetarit të Degës dhe kështu familjarisht me bashkëshorten e tij të kap në dorë Degën e AKR-së në Gjilan .
6. Paturpshëm me intriga, mashtrime, rrena e obstruksione të tjera ka manipuluar Kryesinë e Degës dhe Qendrën në Prishtinë.
Ne anëtarët e Kryesisë së Degës së AKR-së në Gjilan të cilët kemi qenë unik në marrjen e Vendimit për shkarkimin e Kujtim Shahiqit nga posti i Nënkryetarit nuk e besojmë që Presidenti ynë do të humb kohë për t’u marrë me një person të tillë. Sepse Vendimin e Kryesisë e kanë përkrahur njëzerit: Anëtarët e Kryesisë, të gjithë Kryetarët e 20 Nëndegëve, Komplet Forumi Rinor dhe pjesa absolute shumicë e Forumit të Gruas.

ARKATANA

Tani ndihemi edhe më të fortë që t’i përballojmë të gjitha sfidat dhe pengesat në realizimin e qëllimeve për fitoren e AKR-së në Gjilan. Rritja dhe fuqizimi i AKR-së në Gjilan dikujt po i pengon ka shkruar në sqarimin e tij Ismet Hajdini kryetar i degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.