Reagojnë partitë politike të Dobërqanit

Gjilan – Deklaratë e përbashkët kryetarëve të partive politike të fshatit Dobërqan, në lidhje me një lloj iniciative për vendosjen e bustit të “Skënderbeut” në oborrin e shtëpisë së shëndetit. Ne konfirmojmë se në fshat nuk asht mbajt asnjë tubim në lidhje me këtë iniciativë. Për shkak të mungesës së këshillit të fshatit, ne kryetaret e partive politike në fshat, mundohemi në njëfarë mënyre, në koordinim të plotë në mes nesh, të merremi me shumë problematika rreth fshatit.
Për iniciativën e lartcekur, ne nuk jemi informuar paraprakisht nga askush dhe informatën për një gjë të tillë e kemi marr nga takimet shoqërore në kafiteri.
Ne në takimin e fundit kemi rënë të gjithë dakord që kjo iniciativë dhe çdo lloj iniciative tjetër, duhet t`i ndjek procedurat ligjore, të cilat janë:
– Formohet këshilli iniciues me emra dhe mbiemrat të anëtarëve të këshillit
– Organizohet debat publik me banorët e fshatit
– Bëhet kërkesa me shkrim te organet kompetente komunale. Nuk ka të vërtet asgjë nga ajo që ndonjëri nga ne, ka bërë ankesë në organet komunale kundër ndonjë iniciative eventuale.
Ne si kryetar të partive politike për shkak të mos krijimit të keqkuptimeve e mosmarrëveshjeve të panevojshme, kërkojmë nga të gjithë, t`i lënë etiketimet e panevojshme në rrjetet sociale thuhet në deklaratën e partive politike e nënshkruar nga kryetarët e partive politike në fshat; Ibish Ibishi – AAK, Ekrem Kryeziu – PDK, Naser Arifi – LDK dhe Sadat Salihu – VV./rajonipress/