Reagojnë këshilltarët e LDK-së në Kamenicë
Kamenicë – Grupi i delegatëve të LDK-së në Kuvendi Komunal sqaron dhe njëkohësisht reagon ndaj informatës së Zyrës së Informimit e cila keqinformon qytetarët e Kamenicës. Kuvendi Komunal në mbledhjen e XII- te Kuvendit Komunal të datës 22.12.2016, pretendoi të ç’fuqizoj vendimin për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e Objektit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, që është afër objektit të Komunës dhe ta zëvendësoj atë me një prone tjetër në rrugën anësore të qytetit ku aktualisht është objekti për praktikë të nxënësve të Shkollës profesionale “Andre Durrësaku” në Kamenicë. Delegatët e opozitës së bashku me disa delegate të tjerë votuan kundër ndërrimit të lokacionit.
Ky pretendim është kundër Bashkësisë Islame në Kamenicë, ku nga vija e pare e qytetit të largohen në periferi, sepse pikërisht ka qenë kërkese e Bashkësisë Islame që prona të i’u ipet në vijën e pare për shkak është interes I Bashkësisë Islame që të jetë afër institucioneve siç është Komuna dhe institucione të tjera.
12 Delegatët e Kuvendit komunal votuan kundër këtij vendimi, 11 votuan për dhe një abstenim. Por Kryesuesi i Kuvendit Komunal konstatoi se votat për janë 11 kundër 9 dhe një abstenim, ndërsa 3 vota kundër nuk i numëruan fare. Pas reagimit të delegatëve dhe deklarimit të secilit veç e veç për çka ekziston edhe incizimi, dhe procesverbali u konstatua se për kanë votuar 11, kundër 12, dhe një abstenim. Por kjo nuk u mor parasysh dhe 12 delegatë lëshuam seance dhe nuk u kthyem në séance, dhe për pasojë seanca nuk vazhdoj.
Zyra e informimit është kthyer në zyrë propaganduese dhe në shërbim të dezinformatave të kryetarit të Komunës. Ne e ftojmë Kryesuesin e Kuvendit Komunal që mos të bijë pre e këtyre presioneve dhe të nënshkruaj një vendim I cili nuk ka kaluar në Kuvend Komunal.
Mbetet e paqartë pse Bashkësia Islame u tërhjek nga prona të cilën e kanë pasë në shfrytëzim në Zonën e pare dhe pranoi që të kërkoj parcelë tjetër në rrugën anësore të qytetit.
Andaj ne delegatët e Kuvendit Komunal kemi vepruar në harmoni dhe në interes të Bashkësisë Islame duke mbrojtur pronën të cilën e kanë pas në shfrytëzim.
Ekzistojnë nënshkrimet e 12 delegatëve të cilët nënshkruan dhe vërtetuan votën e tyre kundër këtij vendimi, si dhe do të kërkojmë të drejtën tone në të gjitha instancat për keqpërdorim të votës së delegatëve te Kuvendit Komunal thuhet në reagimin e këshilltarëve të LDK-së./rajonipress/


