RCCOLA

Reagojnë fansat e Adelinës

/ 1 minutë lexim

Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila këtë verë ka zhvilluar një turne ballkanik, së fundmi u bë subjekt i disa shkrimeve mediatike që flisnin për rikthimin e saj në skenën muzikore shqiptare në kontekst negativ.

Shkruhej se “është mungesa e suksesit në tregun ndërkombëtar,” që e ka bërë t’i kthehet skenës së vjetër.
Lidhur me këtë, nuk ka reaguar Adelina, por fansat e saj. Në faqen zyrtare të këngëtares në rrjetin social Facebook, ku ka rreth 270.000 fansa, mes tjerash shkruan:
“Nëse DIVA pushon pak, nuk ka faj që “koleget“ e saja merren me të, nëse DIVA pushon, nuk ka faj që penzionerët pijnë qaj e pjellin thashethëme, nëse DIVA pushon, nuk ka faj që dikah ndërrohen frajerat si çorapet! ”

Fidanishtja

Ndryshe Adelina Ismaili u rikthye këtë verë me “Ku ma ke” një këngë ritmike që po dëgjohet shumë, dhe në You Tube ka arritur afro 2 milion klikime./Indeksonline/