Fundamenti

Reagimi im i takon ndërgjegjësimit të shoqërisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Mimoza Shkodra – Dua sinqerisht të sqaroj që reagimi im lidhur më trajtimin e femrës gjatë emërimit të drejtorëve të komunës nuk ka të bëjë aspak më akuzën e opozitës drejtuar pushtetit por është zë i pastër i femrës, është brengë e një gruaje të komunës tonë për të mbrojtur të drejtat e llojit të saj e që janë gratë e kësaj komune.

Pra, do të doja të kuptohem drejtë, nuk e bëra dhe nuk do ta bëj asnjëherë për pikë politike, por e bëra për ndërgjegjësimin tonë si shoqëri. Opozita e sotme e ka rastin që të reagojë nga forumet e saj të gruas dhe nga zyrat e saja të informimit dhe do të duhej ta bënte patjetër (së paku unë kështu mendoj).

E thashë që as PDK nuk ishte për me i “marrë mësysh” në këtë aspekt, por sadopak kishte dy femra të emëruara drejtoresha e që ishin të zgjuara dhe punëtore që erdhën si emërime nga kryetari me prejardhje nga PDK. Kjo është për respekt krahasuar me zero emërime femrash që i bëri kryetari i tanishëm. E ka rastin të korrigjohet sadopak më drejtoratin e DKRS. Të shohim.

Sa i përket zgjedhjes së kryesueses së kuvendit (e që nuk është emërim i kryetarit), këtë e përshëndes, e mirënjohim patjetër dhe e përgëzojmë LDK-në së pari për hapësirën që i është krijuar femrës për punë në forumin e gruas e pastaj edhe për propozimin dhe votimin e kryesueses me qrast këtë të fundit e uroj publikisht.

ARKATANA

Por, këto janë dy çështja të ndara. Ne e patëm fjalën për nivelin e të emëruarve të lartë të kryetarit në ekzekutiv pra, për drejtorët. Këtu, sado që të mundohemi të improvizojmë vetëm sa do t’a “kallaitim” edhe më keq sepse akti tashmë është i njohur për publikun dhe thonë “katundi që shihet kallauz nuk donë”.

E sa i përket liderizmit të kryetarit që qenka aq kompleks e me “shumë të panjohura” dhe si i tillë edhe sipas jush na qenka vështirë i deshifrueshëm për njerëzit e thjeshtë që kryetarin e votuan me shumicë votash, pale të shohim. Deri këtu, kryetarin vetëm mund ta përgëzojmë për numrin e madh të votave që mori, për pritjen ë gjatë ceremoniale të qytetarëve në zyrën ë kryetarit, për seancën në të cilën u zgjodh kryesuesja e KK dhe për emërimin e vonuar dhe (për mua) jo të qëlluar të drejtorëve të komunës.

Megjithatë, kryetari pas shumë vitesh të punës në të dy nivelet e qeverisjes, tashti do të duhej ta ketë një përvojë tjetër që pretendojmë të na kthehet në dobi neve qytetarëve të Gjilanit.

Qytetarët detyrën e tyre e kryejtën me datën një dhjetor 2013 duke e votuar me shumicë votash dhe duke e fuqizuar për kryetar të komunës e tashti ai është në potez. I mbetet kryetarit që besimin qytetar të e kthejë me realizim dhe përparim të mirë të komunës e sidomos me hapjen e mundësisë për investime e punësim (mos të harrojmë sërish – të femrës posaçërisht).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.