UBT

Reagim kundër djegies së flamurit shqiptar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Lëvizja “Vetëvendosje” e Zvicrës, me një letër të hapur dërguar përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në Zvicër, reagon lidhur me incidentin e djegies së flamurit shqiptar, që ka ndodhur ditë më parë në St. Gallen.

“Të shtunën e kaluar me 26. Maj 2012, në St. Gallen është luajtur ndeshja miqësore në futboll mes reprezentacionit të Spanjës dhe Serbisë. Gjatë zhvillimit të këtij takimi disa simpatizues të Serbisë e kanë djegur publikisht flamurin tonë kombëtar në mes të tribunave”, thuhet në letrën e hapur.

Uji Dea

Më tutje Vetëvendosja kërkon nga përfaqësitë në fjalë që të denoncojnë këtë akt në organet përkatëse. Ajo ua kujton atyre se “nxitja e urrejtjes ndëretnike në shtetin zviceran është delikt sipas Nenit.261 të Kodit penal. (Art. 261 Schweizerisches Strafgesetzbuch).