Eko Higjiena

Reagim i ashpër i Arben Mehmetit: Po kontrabandohen vendimet dhe propozimet në emër të partisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Proceset e pandershme në politik dhe eliminimet e kuadrove meritore në procese të ndryshme politike vetëm sa pasqyrojnë dinjitetin dhe moralin njerëzor të atyre që për momentin kanë përgjegjësi politike brenda këtyre subjekteve politike. Kontrabandimi i vendimeve dhe propozimeve në emër të partive vetëm sa për të mbajtur afër dhe avancuar njerëzit pa vlera, servilët dhe transferet e interesave sezonale vetëm sa duhet të forcojnë moralin dhe duhet të jetë motiv shtesë për të luftuar privatizimin dhe tenderomanin e subjekteve politike nga ata që kanë pak merita dhe vlera të dëshmuara në politik ka shkruar Arben Mehmeti.

FIDANISHTJA

“Andaj prapaskenat politike pa dinjitet dhe me vlera të kontestuara politike duhet të jetë një arsye më shumë jo për tu tërhequr apo pasivizuar, por për tu angazhuar për të çliruar mekanizmat politik nga ata që punën e tyre e bazojnë në prapaskena dhe linçime politike. Ndërsa nga ata që po punojnë mbi bazën e prapaskenave të natës dhe linçimeve politike është mirë që ata kanë marrë këtë përgjegjësi të suksesit dhe dështimeve dhe besojmë se ata duhet të japin llogari politike për rezultatet e proceseve të ndryshme. Dhe poashtu është mirë që tashmë të gjithë po njohim mirë njëri tjetrin andaj edhe veprimet tashmë lidhen me njohjen e mirë të këtyre proceseve” ka thënë i revoltuar Arben Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.