ARKATANA

Ratifikimi i MSA-së në dyshim, Lista Serbe “kërcënon” me bojkot

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas opozitës e cila ka paralajmëruar mospjesëmarrjen në votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bojkotin është duke e shqyrtuar edhe Lista Serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo listë ka 11 deputetë në Kuvend dhe pa përkrahjen e tyre nuk do të mund të arrihen 81 votat e nevojshme, siç kërkohet në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Gazeta të dielën nuk ka arritur të vërë kontakt me drejtues të Listës Serbe, kurse nga Qeveria e Kosovës nuk kanë folur për problemet me Listën Serbe. Vetëm kanë shprehur besimin se të hënën do të jenë prezentë të gjithë partnerët e koalicionit.

Mobi Casa

Ndërkaq opozita nuk do ta bojkotojë në tërësi seancën për MSA-në. Ajo ka vendosur që disa deputetë të saj të marrin pjesë në seancë për t’i dhënë argumentet rreth kësaj marrëveshjeje, por nuk do të votojnë.

Burime të gazetës kanë thënë se përfaqësues të Listës Serbe e kanë njoftuar kryeministrin Isa Mustafa se janë duke shqyrtuar mundësinë e mospjesëmarrjes në seancën e së hënës, e cila në rend dite ka vetëm një pikë – shqyrtimin dhe miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

http://koha.net/?id=27&l=82319

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.