ARKATANA

Ratifikimi i Demarkacionit moment i rëndësishëm, radhën e ka lufta kundër krimit dhe korrupsionit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke e quajtur moment të rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është shembull konkret i përkushtimit të Kosovës ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe gjithashtu një nga dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën është përmbushur.

Uji Dea

“Dëshirojmë të shprehim urimet tona të përzemërta për ligjvënësit e Kosovës që e bënë të mundur këtë gjë. Procesi ishte i gjatë dhe me raste i mundimshëm, por në fund u arrit rezultati i duhur për popullin e Kosovës. Sidoqoftë, me keqardhje pamë që diskutimi në Kuvend u pengua nga përpjekje të vazhdueshme për t’i ndërprerë procedurat duke lëshuar gaz lotsjellës. Ne, i dënojmë me forcë të gjitha aktet e dhunës kundër ligjvënësve të Kosovës; praktika të tilla nuk kanë vend në diskursin politik”, thuhet në komunikatë.

“Shpresojmë dhe presim që bashkëpunimi ndërpartiak për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të jetë shenjë e lëvizjeve të ardhshme në çështjet me rëndësi të madhe për Kosovën. Tash, vëmendja duhet të përqendrohet në forcimin e rezultateve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presim që të gjitha palët të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet për përmbushjen e kriterit të mbetur për liberalizimin e vizave dhe për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.