Eko Higjiena

Ratel: Varfëria e papunësia nxisin ekstremizmin në Kosovë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendësi Kryeprokurorit i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, ka thënë se në Kosovë ekziston ekstremizmi fetar dhe potenciali për terrorizëm. Por, shton se situata është e tillë kudo ku ka papunësi të lartë, varfëri kronike dhe pak mundësi për një jetë më të mirë.

Frankfurter Allgemeine Zeitung raporton se Zyra e tij është përgjegjëse për hetimin dhe paraqitjen e akuzave, kur është fjala për rastet e lidhura me terrorizmin, dhe se ajo aktualisht po kryen dy hetime të veçanta. Ratel pret që së shpejti pritet të përfundojnë dhe që prokurori do të paraqes paditë.

“Aktualisht, Prokuroria kryen dy hetime që përfshijnë një numër njerëzish. Hetimet janë duke u zhvilluar dhe priten paditë në të ardhmen e afërt. Fjala është për akuza shumë të rënda që lidhen me pjesëmarrjen dhe rekrutimin për veprimtari terroriste. Unë nuk mund të flas për hetimet që po vazhdojnë, por mund të them se me Policinë e Kosovës kemi bashkëpunim shumë të mirë, si dhe me agjencitë e tjera që ndihmojnë në mbledhjen e dëshmive dhe që sigurojnë forma të tjera të ndihmës”, shpjegoi Ratel, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se ekziston një shqetësim i madh për veprimtaritë ekstremiste në të gjithë Evropën, e cila “është përballur me fenomenin e shkuarjes së të rinjve, kryesisht meshkujve, në konfliktet në Lindjen e Mesme, sidomos në Siri dhe Irak”.

“Si në vende të tjera në Evropë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkak se të rinjtë, të mashtruar nga elementet ekstremiste, shkojnë për të luftuar për atë që ata e konsiderojnë thirrje fetare”, tha Ratel.

Mobi Casa

Disa imamë në Kosovë përfshihen në rekrutimin e të rinjve për t’iu bashkuar aktivitetet terroriste, kështu që dilema është nëse mund të vërtetohet kjo që çështja të ketë epilog gjyqësor.

“Rekrutimi për pjesëmarrje në terrorizëm është krim. Vërtetë, është e vështirë për të provuar këtë. Jam thellësisht i shqetësuar për elementet e rekrutimit të të rinjve për ekstremizëm fetar. Ne përpiqemi të sigurojmë të rinjtë që në asnjë mënyrë të mos bien nën ndikim apo të inkurajohen që të përfshihen në konfliktet në Lindjen e Mesme”, tha Ratel.

Sipas tij, nuk ka dallim nëse personat kyçen jashtë apo brenda Kosovës në terrorizëm.

“Por, qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse autoritetet po ndjekin situatën me kujdes që kjo dukuri të mos shtohet”, tha ai. /Telegrafi/