Fundamenti

Rasti “Kleçka”, KMDLNJ kërkon gjykim në bazë të provave

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Vetëm 6 muaj pasi të akuzuarit për rastin “Kleçka”, përkatësisht Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe të tjerët u shpallën të pafajshëm nga një trup gjykues i dominuar prej gjykatësve të EULEX-it, Gjykata Supreme e Kosovës duke e mbështetur kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro e anuloi vendimin lirues duke e kthyer këtë rast në rigjykim.

KMDLNJ, duke mos e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve shpreh disa shqetësime për të cilat mendon se mund të ndikojnë edhe në vendimin përfundimtarë pas përfundimit të procesit gjyqësorë që është paraparë të filloj në fund të muajit janar apo në fillim të muajit shkurt të këtij viti.

Në praktikat e mira gjyqësore është si rregull që kur procesi kthehet në rigjykim, trupi gjykues paraprak merret me gjykimin e të akuzuarve. Në procesin kundër Fatmir Limaj dhe të tjerëve të rastit “Kleçka” trupi gjykues i mëparshëm duket se është përjashtuar nga rigjykimi pa ndonjë arsyetim të mbështetur në fakte. Qartazi është shprehur një mosbesim ndaj trupit gjykues të mëparshëm duke ia besuar rastin një trupi gjykues në përbërje tjetër.

Në praktikat e mira gjyqësore gjithashtu është respektuar një rregull gjatë caktimit të rasteve të arrestit-paraburgimit si masë e skajshme e privimit nga liria apo e caktimit të masave më të lehta të kufizimit të lirisë siç janë: arresti shtëpiak, paraqitja e detyrueshme në stacionet e policisë, marrja e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit (si masë parandaluese për ikje në një vend tjetër), ndalimi i qasjes në vendet e caktuara dhe me persona që mund të pengojnë hetimet, lënia në liri deri në marrjen e një vendimi të gjykatës etj.

KMDLNJ vlerëson se në rastin “Limaj dhe të tjerët” ka një prapakthim të madh dhe diskriminim duke ua shqiptuar masën e paraburgimit të gjithë të akuzuarve ndonëse shumica e të akuzuarve para marrjes së vendimit së gjykatës paraprake e kanë pasur të caktuar masën e arrestit shtëpiak ose kanë qenë të lirë deri në marrje të vendimit.

Mobi Casa

KMDLNJ, si monitorues të procesit të rastin “Kleçka” në kohën para dhe gjatë gjykimit nuk ka vërejtur se të akuzuarit e kanë shkelur masën e shqiptuar nga gjykata andaj vendimi për caktimin e masës së paraburgimit është i pakuptueshëm dhe i padrejtë. Të gjithë të akuzuarit rregullisht i janë përgjigjur ftesës së gjykatës prandaj caktimi i masës së paraburgimit e humb kuptimin dhe arsyeshmërinë.

Për KMDLNJ-në është shumë i çuditshëm fakti se sa me efikasitet dhe shpejtësi është proceduar rastin “Kleçka” në kohën kur shumë raste të kësaj natyre zvarriten me vite të tëra apo mbeten të “ngrira” në sirtarë. Ngutja e EULEX-it për procedimin e këtij rasti si dhe “paqartësitë” për arrestimin e tyre të plasuara në mediat elektronike dhe të shkruara qartazi tregon se në këtë proces ka diç më tepër se drejtësi.

Së paku është lënë hapësirë për dyshim andaj KMDLNJ kërkon gjykim fer dhe jodiskriminues për të akuzuarit në mënyrë që provat të jenë përcaktuese për fajësinë apo pafajësinë e tyre e jo që linçimi publik t’i paraprijë vendimit të gjykatës në rastin “Kleçka” por edhe në rastet tjera. Për shkak të ndjeshmërisë së këtij procesi dhe rrethanave të krijuara ky proces do të ishte mirë të monitorohet edhe nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut siç janë: Amnesty International, HRË etj.
KMDLNJ, gjithashtu kërkon që gjykimet për krime lufte dhe krimet kundër civilëve të pafajshëm të mos mbahen sipas standardeve të dyfishtë por në bazë të provave materiale.

Kështu nuk është vepruar deri më sot në Kosovë andaj edhe krimet e luftës kanë mbetur të pandëshkuara gjë që e bënë thuaja të pamundur pajtimin ndëretnik në një të ardhme të afërt. KMDLNJ për fund kërkon drejtësi për viktimat e krimeve të luftës por edhe mundësi për një gjykim fer dhe të pandikuar politikisht për ata që akuzohen për krime lufte dhe të cilët duhet të konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të prerë të gjykatës, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.