Fundamenti

Rasti “Kleçka”, avokatët vazhdojnë luftën!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj ndaj deputetit Fatmir Limaj, e shokëve të tij të luftës, ka bërë qe mbrojtësit e të akuzuarve të bëjnë sërish ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Kësisoj, sot avokatët e kanë aftin e fundit kur mund të paraqesin ankesë ndaj vendimit për vazhdimin e paraburgimit, vendim i cili është marrë të premten.

Ata, tashmë kanë paraqitur ankesë më të cilën pretendojnë se vazhdimi i paraburgimit nuk ka mbështetje ligjore, dhe si i tillë duhet të ndërpritet, ose të caktohet ndonjë masë alternative, shkruan gazeta “Zëri”.

Hidromorava

Tahir Rrecaj, njëri prej tre avokatëve mbrojtës, thotë se gjyqtari për caktim të paraburgimit në vendimin e ri thotë se, rreziku i ikjes është në nivel të ulët, por se sipas gjykatës tashmë ekziston edhe rreziku i ndikimit tek dëshmitarët.

“Unë se bashku më avokatin, Tomë Gashi kemi përgatitur një ankesë, dhe do ti dorëzojmë të hënën ne gjykatë. Ne kërkojmë që të ndërpritet paraburgimi ngase nuk ka mbështetje ligjore”, tha avokati Rrecaj.

Pas dorëzimit të ankesës, mbrojtësit duhet të presin së paku 28 orë, aq sa është afti ligjorë për të marrë përgjigje nga gjykata.
“Në qoftë se sërish na refuzohet, ne do bëjmë sërish kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë ngase kështu na lejohet më ligj”, tha Rrecaj.