Mobi Casa

Rasti i deponisë së mbeturinave shkon në Gjykatë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Inspeksioni komunal e ka paditur në Gjykatën për Kundërvajtje subjektin afarist “KMDK” që përfaqësohet nga Abdullah Haxhiu. Ismet Hajdini tha se deponia paraqet rrezik sepse ka ndezje të vazhdueshme të mbeturinave.

Për shkak se ka ndezje të vazhdueshme të mbeturinave ku edhe del tym, dhe për shkak se nuk është i mbuluar shtrati i deponisë me material inert dhe për faktin se nuk është bërë kompaktimi i mbeturinave,Inspeksioni Komunal ka iniciuar procedurë kundërvajtëse kundër subjektit afarist “KMDK” me seli në Prishtinë e cila administron me deponin e mbeturinave në Gjilan dhe përfaqësohet nga Abdullah Haxhiu.

Ismet Hajdini drejtor i Inspeksionit tha për Rajonipress se këtë hap e kanë ndërmarrë për faktin se kjo kompani që menaxhon me deponin e mbeturinave asnjëherë nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e inspektorëve të ambientit dhe as të atyre të Ministrisë së Mjedisit.”Ne jemi detyruar që rastin ta procedojmë në Gjykatë për shkak se kemi prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Deponia nuk i plotëson kriteret e parapara mjedisore”tha Hajdini.

ARKATANA

Në kërkesën për inicimin e procedurës kundërvajtëse të përgatitur nga inspektorët e ambientit janë dhënë edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Edhe pse me kohë i është bërë urdhëresa për sanim urgjent të gjendjes së deponisë rajonale, ajo gjendje ka vazhduar e njëjtë” thuhet në raportin e inspektorit Ruzhdi Rashiti.

Ndaj deponisë së mbeturinave në Gjilan kanë reaguar edhe banorët e fshatit Uglar dhe ata të Velekincës. Madje ka pasur raste kur edhe kanë ngordhur dhjetëra dele pikërisht për shkak të ndotjes që rrjedh nga deponia.

Kryetari Qemajl Mustafa i kontaktuar nga Rajonipress tha se përkundër kësaj gjendjeje deponia megjithatë nuk mund të mbyllet sepse pastaj lulëzojnë deponitë e egra dhe bëhet katastrofë ambientale.”E vërtetë është që deponitë janë menaxhuar keq dhe janë degradua,do të duhet investim i ri dhe përkushtim për ta rehabilituar dhe për ta menaxhuar si duhet këtë aset të rëndësishëm publik. Me ligjin e ri deponitë i menaxhon komuna ,kështu që do të jetë shumë më mirë në të ardhmen” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.