GRANDEMALL

Rasti Dino Asanaj ende nën hetime

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Për EULEX-in dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, më nuk ka dyshim që Dino Asanaj bëri vetëvrasje.

Por dikush tjetër nuk po e lë rastin që të flejë.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, që është e ngarkuar më këtë rast ka thënë se ende është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Dino Asanajt, duke demantuar deklarimet e djeshme të EULEX-it, që Dino Asanaj ka bërë vetëvrasje.

Raporti i autopsisë i nënshkruar nga tre ekspertë mjekoligjorë, për rastin e vdekjes së Dino Asanajt, nuk mjafton për prokurorinë që të mbyllet rasti.
Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, ka konfirmuar se po punohet në zbardhjen e të gjitha rrethanave, përfshirë verifikimin nëse ai është vrarë apo vetëvrarë.

Burime të përfshira në hetim kanë konfirmuar për RTK-në se ende nuk ka përfunduar ekspertiza grafologjike e letrës që Asanaj besohet ta ketë lënë pas vetes pak para se të ndërronte jetë.

Mobi Casa

Ekspertiza pritet ta dëshmojë vërtetësinë e shkrimit nëse letra është shkruar nga Asanaj.
Këto burime kanë bërë të ditur se tashmë është urdhëruar të bëhet hulumtimi i detajuar i mesazheve të viktimës të këmbyera me telefonat e tij mobil si dhe verifikimi i thirrjeve dhe kontakteve që ai ka pasur para se të ndërronte jetë.

Në ekzaminim si provë është përfshirë edhe kompjuteri i të ndjerit derisa besohet se një e-mail nga adresa e tij në ditën e vdekjes, i është adresuar ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në kuadër të ekzaminimeve është urdhëruar edhe marrja e ADN-së dhe provave të tjera lidhur me të për të verifikuar praninë ose jo të ndonjë personi tjetër në vendin e ngjarjes.
Deri tani kanë dhënë deklaratat e tyre në cilësi të dëshmitarëve 21 persona, përfshirë këtu biznesmenin e përmendur në letrën që besohet ta ketë lënë pas Asanaj, Abdurrahman Konjufca, dhe dëshmitarë të tjerë.

Një fakt tjetër që të paktën hetuesia pret se do të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Asanajt, janë dhe dy testamente të tij por të cilat mund të hapen vetëm në Gjykatë.

EULEX-i, edhe pse i përfshirë në hetime, nuk ka pranuar që të deklarohet për ecurinë e hetimeve. Krejt çka thonë për këtë rast nëpërmjet postës elektronike është:
“Një mjek i EULEX-it ka qenë pjesë e komisionit që e ka kryer autopsinë. Autopsia është kryer në prani të një prokurori të EULEX-it dhe një prokurori vendor. Gjetjet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përpos vetëvrasjes”.

Shefi i AKP-së, Dino Asanaj u gjet i plagosur me thikë të enjten e kaluar në zyrën e tij private në fshatin ndërkombëtar në Prishtinë. Ai nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë po atë ditë në QKUK./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.