Hidromorava

Rasti Banjska, Kearns: Tani të dënohen “drejtuesit kryesorë”, janë brenda qeverisë së Serbisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e sulmit në Banjskë, duke i dënuar Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim.

Pas këtij vendimi, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që drejtësia të shkojë edhe tek “drejtuesit kryesorë” të sulmit që ajo e cilëson terrorist.

Në një postim në platformën “X”, Kearns ka shkruar: “Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë”.

Mobi Casa

Kearns ka shpërndarë një lajm të “BBC News (World)”, ku raportohet për dënimet lidhur me rastin në Banjskë, duke e shoqëruar me thirrjen që përgjegjësia të zgjerohet edhe tek organizatorët e nivelit të lartë.

Rasti i Banjskës, i cili ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës në vitet e fundit./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.