Uji Dea

Rastet e grabitjes shënojnë rritje në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Një ndër problemet me të cilat po ballafaqohen janë rastet me kryerës të panjohur të veprave penale, për të cilat u propozuan mënyra dhe forma për zbulimin e rasteve të tilla.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan, Remzi Azemi. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe mbikëqyrësit nga ky sektor dhe disa prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Në takimin e zhvilluar, u diskutuan rezultatet e arritura falë bashkëpunimit në mes dy institucioneve, si dhe problematikat kryesore me të cilat po përballen, duke shtuar nevojën për bashkëpunimin dhe koordinim më të lartë.

Një ndër problemet me të cilat po ballafaqohen janë rastet me kryerës të panjohur të veprave penale, për të cilat u propozuan mënyra dhe forma për zbulimin e rasteve të tilla.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, si dukuri shqetësuese u përmendën edhe veprat penale të grabitjes, të cilat kohëve të fundit dukshëm kanë shënuar rritje.

Në këtë drejtim, Shefi i Njësisë së Hetimeve Rajonale theksoi se përmes hartimit dhe implementimit të planeve operative kanë arritur të parandalojnë këto vepra penale dhe potencoi se deri më tani, më shumë kanë treguar rezultate përmes masave parandaluese, se sa në aspektin e zbulimit të kryerësve, pasi që këto vepra penale kryhen nga grupe jashtëzakonisht profesionale.

Kryeprokurori Maloku, në fund të takimit ka kërkuar që të ndryshohet qasja ndaj veprave penale të grabitjes, në mënyrë që kjo qasje të jetë më profesionale në arritjen e suksesshme të objektivave, si dhe theksoi se për këto raste nga Prokuroria Themelore në Gjilan, do të caktohet një prokuror – koordinator, i cili do të merret me trajtimin e rasteve të tilla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.