KKVITI

Raste shumë e gola hiç

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim që nuk i bënë punë për vazhdim të kampionatit e kjo pikë e ka larguar edhe Vllaznimin nga dy mëtuesit për titull Prishtina e Trepça ’89.

Në një lojë me shumë raste nuk është parë asnjë gol. Vendasit më tepër e patën topin në pronësi e mysafirët kanë qenë më të rrezikshëm në kundërsulme. Pas disa rasteve të volitshme të vendasve, ka pasuar një periudhë kur mysafirët ishin më të mirë.

Në minutën 25 Karahoda u gjet ballë për ballë me Latifin, i cili i fitoi të dy duelet me të dhe arriti të shpëtoj portën e vet. Trembëdhjetë minuta më pas Skeraj harkoi në brendi e mbrojtësi shtatlartë Duraku u shkëput më së larti, por në vend të rrjetës e qëlloi tërthorësen.

Mysafirët ende po vajtonin rastin e huqur, kur u erdhi rasti tjetër një minutë më pas, e kësaj radhe kapiteni Gashi gjuajti më lart se porta.

Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, vendasit fituan një gjuajtje dënimi nëpërmjet Kastratit, i cili gjuajti aq furishëm sa Mushica vetëm arriti të dëbojë topin, i cili u përplas në shtyllën e epërme dhe prej aty erdhi deri te sulmuesit vendas, të cilët nga afërsia nuk e gjetën portën e pambrojtur.

Pjesa e dytë qe më e dobët se e para, ngase ritmi i lojës ra e rastet ishin më pak të rrezikshme. Vendasit mbizotëruan me mbajtjen e topit në pronësi e mysafirët pritnin ndonjë rast të volitshëm që eventualisht do t’u jepej.

Hidromorava

Nga të dy mëtimet e tyre, nuk përfituan as Drita e as Vllaznimi, të cilët u ndanë baras me rezultat të bardhë.

Thanë pas ndeshjes:

Bekim Isufi (Drita): Nuk u prononcua për gazetarë.
Ajet Shosholli (Vllaznimi): “Loja ka qenë e bukur. Ishim më të mirë takstikisht dhe patëm më shumë raste dhe e merituam fitoren. Drita pati topin në pronësi, por loja e tyre ka qenë stihike”.

Drita 0

Vllaznimi 0

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 600. Gjyqtarë: Idriz Kelmendi, Ali Peshteri, Artan Latifi. Kartoni i verdhë: Kastrati – Karahoda.
Drita: Latifaj, P. Osmani, Hashani, Gërbeshi, Jetullahu, Ve. Sermaxhaj, Syla (Shaqiri), Kastrati, F. Osmani (Foniqi), Vi. Sermaxhaj (Foniqi), Abazi.
Vllaznimi: Mushica, Çarkaxhia, Tetrica, Xheraj, Duraku, Dylazeka, Gashi, Morina (Buçaj), Mullallari (Basha), Skeraj, Karahoda./rajonipress/