Rast i ri i kanibalizmit në SHBA

Alarm kanibalizmi në Amerikë: “zombi” më i fundit është 26-vjeçari, Charles Baker, i cili ka kafshuar krahun e një mashkulli, në Palmetto të Floridas.

Sipas mediave amerikane, ai kishte shkuar në shtëpinë e ish-shoqes së tij për të takuar fëmijët, kur nën efektin e drogës, ka nisur të ulërijë dhe të thyejë disa mobilie. Më pas ka hequr rrobat dhe ka kafshuar krahun e një mashkulli që jetonte në ndërtesë.

Episodi ka ri sjell alarmin e disa javëve më parë, kur ishte hedhur hipoteza për përhapjen e një virusi. Në fund të majit, një i ri sulmoi një të pastrehë, duke e shpërfytyruar vetëm me kafshime; pak ditë më pas në Baltimor, një student rrëfeu se kishte vrarë shokun e dhomës dhe më pas i kishte ngrënë zemrën dhe trurin. Në të dyja rastet, agresorët kishin konsumuar një tip droge sintetike, e cila quhet “kripërat e banjës”.

Substanca, mjaft e lehtë për tu gjetur mes shpërndarësve të drogës në rrugë, është një përzierje mes kokainës, Lsd, ekstazisë dhe metanfetaminës dhe shkakton shpërthimin e impulseve të shfrenuara për të ngrënë mish njeriu.

Është e vështirë të përcaktosh nëse rastet janë të lidhura, por disa ditë më parë ka shkaktuar tmerr rasti i Magnotta, kanadezit që merrej me filma porno, i cili vrau një student kinez dhe shpërndau pjesë të trupit të tij. /Telegrafi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS