Uji Dea

Rashiti: Vlerësim jo real i dëmeve nga vërshimet

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e ditëve të fundit në komunën e Gjilanit, në vlerën prej 75 mijë euro, i bërë nga komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, e vlerësojmë si jo real, duke u bazuar në atë se vërshimet e sipërfaqes së tokës bujqësore prej 131 hektarësh, sigurisht që kanë shkaktuar shumë më shumë dëme për bujqit, të cilëve u janë shkatërruar tërësisht kulturat e tyre bujqësore thotë për rajonipress Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Opozita në Gjilan nuk është pajtuar me vlerësimet rreth dëmeve që ka dhënë komisioni sipas të cilit vlera arrin në 75 minë euro. Këtë vlerësim Riad Rashiti po e konsideron jo profesional dhe jo real, raporton rajonipress.

Rashiti thotë se nga këto vërshime kanë pësuar mbi 12 fshatra të komunës së Gjilanit dhe kanë pësuar qindra bujq, të cilëve u janë dëmtuar rendimentet e tyre vjeshtore dhe pranverore, e për të cilat disa edhe mund të rimbjellen, por ka edhe që nuk mund të rimbjellen tashmë, sikurse që është gruri.

Eco Higjiena

“Për vlerësimet e bëra dhe të paraqitura në konferencën për media të kësaj drejtorie, mungojnë informacionet më të sakta rreth sipërfaqeve të përmbytura nga vërshimet, sipas llojeve të kulturave bujqësore. Do të duhej të dihej sa sipërfaqe janë shkatërruar me grurë, miser, patate” etj.

Rashiti tha se duke u bazuar në statistikat e Kosovës në vitin 2013, një tonë grurë sillej mbi 300 euro dhe mesatarja e rendimenteve në Gjilan është diku rreth 4 tonë për një hektarë, atëherë vlera e prodhimit të grurit për një hektarë sillet rreth 1200 euro, plus duke e llogaritur edhe shumën subvencionimit që Ministria e Bujqësisë u jep bujqve 100 euro për hektarë gruri, e që do të thotë se për një hektarë grurë bujqve do të duhej të kompensohej shuma rreth 1300 euro.

“Andaj me vlerësimet e bëra nga drejtoria e bujqësisë për të gjitha dëmet në shumën prej 75 mijë euro, do të mund të kompensoheshin vetëm 57 hektarë grurë, e ku janë vlerësimet për dëmet e kulturave tjera bujqësore. E ndërsa nga komisioni i drejtorisë janë konstatuar 131 hektarë të shkatërruara nga vërshimet e ujit në komunën e Gjilanit.Ne e kuptojmë mundësin buxhetore të kësaj drejtorie dhe të komunës së Gjilanit për të kompensuar këto dëme, por dihet që, edhe duhet të kërkohet mbështetje financiare nga Ministria e Bujqësisë për të kompensuar sa më realisht dëmet e kulturave bujqësore, ndaj bujqve të Gjilanit sepse këto dëme janë të papërballueshme për ta” tha Riad Rashiti./rajonipress/