Rashiti : Unë vazhdoj të jem njeri i punës dhe i ligjit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kërkesa e LDK-së e bërë në edicionin e lajmeve të drekës, për dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, është sa për të kënaqur veten “spikerja” me angazhimin e saj, pas “ri-kthimit” në selinë e fjalëve, por jo edhe të punës, është kundërpërgjigjur Riad Rashiti.

Riad Rashiti nuk e ka kursyer kërkesën e LDK-së që ai të japi dorëheqje. Rashiti duke ironizuar ka thënë se kërkesa e LDK-së e bërë në edicionin e lajmeve të drekës, për dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Zhvillimit Ekonomik, është sa për të kënaqur veten “spikerja” me angazhimin e saj, pas “ri-kthimit” në selinë e fjalëve, por jo edhe të punës, është kundërpërgjigjur Riad Rashiti.

“Unë Riad Rashiti jam i emëruar drejtor i Zhvillimit Ekonomik në muajin janar të vitit 2012, menjëherë pas marrjes së kësaj pozite kam qenë i obliguar që në Agjensionin Kundër Korrupsionit të deklaroj përmes formularit të dhënat e mia dhe për familjen time, ku që atëherë i kam paraqitur në këtë agjension të gjitha shënimet e sakta për angazhimin tim edhe në sektorin privat. Unë asnjëherë nuk kam pasur vërejtje apo kërkesë nga Agjensioni Kundër Korrupsionit për afër një vit. Ndërsa në muajin dhjetor të vitit 2012 jam ftuar në këtë agjension, dhe jam njoftuar se nuk kam të drejt t’i mbaj dy pozita udhëheqëse, njërin si drejtor i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Gjilanit dhe tjetrin si drejtor i një filiale të kompanisë së sigurimeve të cilën e kam mbajtur që nga viti 2007, dhe më është sugjeruar që të shmang konfliktin e interesit të mundshëm, dhe brenda pak ditëve unë kam respektuar kërkesën e AKK-së dhe kam shmangur këtë situate të paraqitur” ka sqaruar Rashiti.

Rashiti ka thënë se me përgjegjësi të plotë deklaroj se nuk kam qenë në dijeni për asnjë minutë se kam qenë në një situate të tillë, sepse këtë edhe e kam deklaruar me kohë në AKK dhe asnjë informatë nuk e kam fshehur ndaj këtij institucioni apo ndonjë institucioni tjetër.

Uji Dea

“Ndërsa dje më datën 28 janar 2013 kam pranuar vendimin me shkrim nga Agjensioni Kundër Korrupsionit, ku thuhet se rasti me nr. AKK-03-3747/12 për zyrtarin Riad Rashiti është i mbyllur për shkak se i është shmangur mundësisë për të qenë në konflikt interesi. Secili që është i interesuar rreth kësaj çështje, mundet shumë lehtë dhe shpejt të vërtetoj deklaratën time duke shikuar dhe lexuar vendimin e Agjensionit Kundër Korrupsionit në web faqen e këtij institucioni http://akk-ks.org. Këto çështje duhet t’i kuptoj spikerja e LDK-së dhe jo vetëm t`i lexoj të servuara nga “profesionist” të cilët fatkeqësisht e bëjnë atë të duket qesharake” ka shkruar Rashiti në sqarimin e tij.

Sipas tij Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka mbështetjen e plotë të Institucioneve Komunale dhe të atyre qendrore për punën e saj. “Si drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nuk kam asnjë arsye të jap dorëheqje, pasiqë drejtoria që drejtoj është plotësisht e angazhuar në realizimin e planit të punës për vitin 2013, dhe kemi shumë objektiva dhe synime të cilat ju siguroj se do t’i arrijmë. Duke marr parasysh punën e mirë që kemi bërë dhe po e bëjmë aktualisht, përkundër faktit që kjo drejtori është e themeluar tek në vitin 2012, ne ndihemi shumë mirë para qytetarëve tonë”.

Ai ka shtuar se brenda kësaj periudhe DZHE përveç shumë punëve tjera, realizoi edhe këto projekte të rëndësishme për komunën, si: krijimin e bazës së të dhënave për të gjitha bizneset e Gjilanit, sjelljen e investimeve austriake përmes marrëveshjes së PPP, angazhimin në mbarëvajtjen e dy projekteve tjera investive përmes PPP, si dhe së fundi heqjen e të gjitha taksave komunale për të gjitha bizneset në komunë…

“Por çfarë të bëjmë ne, që këto të arritura nuk po i shkojnë përshtati LDK-së!” e përfundon sqarimin Rashiti./rajonipress/