UBT

Rashiti thotë se buxheti komunal do të shpenzohet më mirë dhe më drejtë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Përmes avancimit dhe profesionalizmit në planifikim të buxhetit, do të shpenzohet më mirë dhe më drejtë paraja publike e qytetarëve të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.

Sot përfaqësuesit e Qendrës së Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës ishin në Gjilan në kuadër të trajnimit të zyrtarëve financiar të disa drejtorive, për aplikimin e sistemit të programit të investimeve publike (PIP) dhe sistemin e zhvillimit dhe menaxhimit të buxhetit (BDMS).

Mobi Casa

Qëllimi i këtij trajnimi është që zyrtarët komunal në Drejtoritë për Buxhet dhe Financa, Shëndetësisë dhe Arsimit si dhe Zyrtarët Kryesorë Financiar në Komuna të marrin informatat e duhura gjatë përgatitjes së planifikimit të buxhetit përmes sistemeve elektronike buxhetore ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/