Rashiti: Shpenzimet për mallra e shërbime janë rritur
Gjilan – Sa u përket investimeve, Riad Rashiti ka thënë se nuk janë të kënaqshme, ndërkohë që shpenzimet për mallra dhe shërbime janë rritur, ka thënë ai.
Raporti financiar, kryesisht është vlerësuar me nota pozitive nga grupimet politike në Kuvend, të cilat e kanë mirëpritur rritjen e të hyrave komunale.
Riad Rashiti (PDK) tha se në këtë periudhë ka zhvillime pozitive tek të hyrat, por sipas tij, kjo drejtori duhet të angazhohet që të arkëtojë edhe më shumë mjete, sidomos nga lejet ndërtimore, duke e ditur që ritmi i ndërtimeve është mjaft i lartë. Sa u përket investimeve, Rashiti ka thënë se nuk janë të kënaqshme, ndërkohë që shpenzimet për mallra dhe shërbime janë rritur, ka thënë ai.
Rashiti ka kërkuar rritje të kontrollit te tatimi në pronë sa i përket lëshimit të vërtetimit për regjistrim të automjeteve, ku sipas tij, ka devijime./rajonipress/


