Rashiti: Sfiduese të përballesh me 2066 padi gjyqësore të ngritura ndaj komunës së Gjilanit

Gjilan – Përmes këtyre padive, kërkesat për borxhe janë për mbi 14 milion euro, plus 11 milion që i kemi deri tani borxhe të konfirmuara, totali 25 milion euro ka shkruar Riad Rashiti.
Sias Riad Rashiti prej tyre kemi 84 padi prej vitit 2003-2013, ndërsa 1982 padi janë nga viti 2014-2021.
“Përmes këtyre padive, kërkesat për borxhe janë për mbi 14 milion euro, plus 11 milion që i kemi deri tani borxhe të konfirmuara, totali 25 milion euro. Kosto e shpenzimeve për procedura gjyqësore, përmbaruese dhe kamata për vonesa që do t`i paguaj komuna e Gjilanit në vijim, janë mbi 1.1 milion euro” ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/