ARKATANA

Rashiti: Serbia po mban gjallë strukturat paralele në Kosovë për të penguar integrimin e serbëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Institucionet paralele të Serbisë në Kosovë janë pjesë e një strategjie të qëllimshme të Beogradit për të ruajtur status quo-në dhe për të penguar integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Kështu vlerëson Naim Rashiti nga Grupi për Politikë të Ballkanit, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se strukturat paralele nuk janë rastësi, por pjesë e një politike të planifikuar.

“Bëhet fjalë për një përpjekje të planifikuar dhe të qëllimshme të Beogradit për të ruajtur status quo-në për serbët në Kosovë. Me fjalë të tjera, është një përpjekje për të penguar integrimin e tyre në shoqërinë dhe sistemin institucional të Kosovës”, tha Rashiti.

Deklaratat e tij u bënë në emisionin “Uvid” të Radios Evropa e Lirë, ku u diskutua për funksionimin e institucioneve paralele serbe, pas zbulimeve që lidhen me ministren serbe të Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq.

Sipas hulumtimit të REL-it, Paunoviqi vazhdoi të merrte pagë si ushtruese detyre e drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik të Pejës deri në prill të vitit 2025, ndonëse kjo institucion ishte shuar me vendim të Qeverisë së Serbisë që në tetor të vitit 2021. Dokumentet tregojnë se vetë Paunoviq kishte kërkuar çregjistrimin e institucionit, por më vonë deklaroi në Kuvendin e Serbisë se një vendim i tillë nuk ekzistonte.

KKVITI

Në të njëjtin debat, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e Serbëve të Kosovës se shumë qytetarë serbë mbështeten te strukturat që financohen nga Serbia.

“Ata gjithnjë e më shumë po u besojnë grupeve joformale dhe njerëzve që mendojnë se mund t’i mbrojnë”, tha Trajkoviqi.

Rashiti theksoi se problemi nuk kufizohet vetëm te strukturat paralele, por lidhet edhe me mënyrën se si përdoren fondet publike për qëllime politike.

“Sot paratë përdoren për të blerë mbështetje politike para zgjedhjeve. Sistemi serb e bën këtë prej kohësh”, deklaroi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.