FITORJA

Rashiti: Riorganizimi i degës së PDK-së në Gjilan është një domosdoshmëri e kohës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gatishmëria dhe pajtueshmëria e plotë për këtë hap të rëndësishëm të PDK-së në Gjilan, dëshmon dhe garanton hapësirë për çdo kuadër e profesionist të të gjitha fushave, për të krijuar një ekip që i ofron qytetarëve tanë një vizion të qartë të zhvillimit të komunës së Gjilanit ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Riorganizimi i degës së PDK-së në Gjilan është një domosdoshmëri e kohës për një reformë dhe fuqizim të të gjitha strukturave të degës, për ta bërë edhe komunën e Gjilanit pjesë të fitoreve dhe sukseseve të PDK-së, ashtu sikur në shumë komuna të tjera të Kosovës.

Gatishmëria dhe pajtueshmëria e plotë për këtë hap të rëndësishëm të PDK-së në Gjilan, dëshmon dhe garanton hapësirë për çdo kuadër e profesionist të të gjitha fushave, për të krijuar një ekip që i ofron qytetarëve tanë një vizion të qartë të zhvillimit të komunës së Gjilanit.

GRANDEMALL

Ne do t’i prijmë kësaj reforme bashkë me ekipën e PDK-së, për ta finalizuar këtë proces reformues edhe në degën e Gjilanit, me një kryesi të re në degën e PDK-së, poashtu me një kryesi të të re të Gruas Demokratike dhe të Rinisë Demokratike, gjatë javëve e muajve në vijim.

Përveç kuadrove dhe profesionistëve që janë aktualisht në strukturën e PDK-së në Gjilan, do të ketë edhe kuadro të tjera që nuk kanë qenë më parë në trupat drejtuese të degës, e që tani do të jenë pjesë drejtuese e degës dhe strukturave tjera, e poashtu së shpejti do të ketë edhe emra të njohur e profesionist të dalluar e të suksesshëm në Gjilan dhe përtej, e të cilët do t`i bashkohen PDK-së dhe kështu do të krijojmë elanin e fitores së PDK-së në komunë tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.