UBT

Rashiti: Presidentja po rrezikon shumë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Para se faktori ndërkombëtar të ndërhyj për të tejkaluar ngërçin politik mes subjekteve politike, këtë duhet ta bëjë Presidentja e vendit. Kështu thotë për Radio Kosovën, analisti Naim Rashiti.

Para se të flasim për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve duhet folur për ndërhyrjen e presidentes si garantuese e kushtetutshmërisë dhe funksionimit të institucioneve, e cila tashmë është dashur të kishte konsulta me partitë politike për themelimin e organeve të Parlamenti ditën e premte. Kështu thotë për Radio Kosovën, analisti Naim Rashiti, drejtor i projektit Grupi hulumtues për Politikat Ballkanike, ndërsa vlerëson se është mundur ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar në rast të thellimit të Krizës.

“Nuk e di pse po ndodh kështu, por Presidentja por rrezikon shumë. Duke mos u përzier, ajo po lejon partitë politike të kalkulojnë edhe me postin e saj. Faktori ndërkombëtar do të ndërhyjë ndoshta, por tek atëherë kur të ketë një krizë të thellë politike dhe si e tillë ndërhyrja do të jetë e vonshme, në veçanti nëse kjo ndërhyrje bëhet nga ambasadat në Prishtinë dhe jo nga qeveritë e tyre Mendoj se në një situatë kur gjendja të shkojë më larg, me siguri se do të ketë një ndërhyrje të ndonjë diplomati të nivelit më të lartë nga qendrat e rëndësishme ndërkombëtare, apo evropiane”, tha ai.

FIDANISHTJA

Rashiti, e sheh absurde mungesën e vullnetit për dialog dhe për takime mes subjekteve politike. Ai shprehet se kështu si po shkon puna, duke e instaluar mendësinë e bllokadave dhe linçimeve, ka rrezik që dialogu ndërpartiak të bëhet kriter në Raportin e Progresit. Imazhi vendit thotë ai deri më tani nuk është dëmtuar por kjo mund të ndodh më vonë nëse gjendja vazhdon të përkeqësohet

“Deri tani nuk është dëmtuar imazhi i Kosovës përderisa ka një qetësi dhe ka një betejë për të krijuar institucione konform Kushtetutës dhe ligjeve. Imazhi do të dëmtohet thellë nëse gjendja eskalon dhe agonia institucionale vazhdon. Pra, ka rrezik që pas refuzimit të partive dhe palëve për tu ulur e konsultuar me njëra tjetrën, për të dalë nga kriza, ka rrezik që dialogu politik mes partive në vend të na bëhet një kriter i raportit të progresit të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Naim Rashiti vlerëson se liderët e partive politike kanë arsye dhe të drejtë të jenë të hidhura për shkak të së kaluarës dhe raporteve mes tyre, pro këtë nuk guxojnë ta manifestojnë në rastet kur rrezikohen interesat e qytetarëve në vend. Për interesa të larta ata duhet ti lënë pas shpine inatet personale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.