Eko Higjiena

Rashiti përmes dhjetë pikave përshkruan se ku duhet të jetë fokusi i atyre që duan të udhëheqin qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më 9 shkurt në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LVV doli e para, PDK e dyta dhe LDK si parti e tretë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanit për Politika në Prishtinë, në një postim në Facebook, ka shkruar se derisa numërohen votat, ata që pretendojnë ta formojnë apo udhëheqin qeverinë, duhet të kenë parasysh disa aspekte, transmeton Telegrafi.

Rashiti në 10 pika ka përshkruar temat kryesore që duhet të kenë fokusin.

“1.Në maj është takimi i ministrave të Këshillit të Evropës.

2. Ukrainën e cila po copëtohet.

3.Përmbajtjen e letrës së presidentit Trump për presidentin e Serbisë.

4.Krizën e madhe brenda BE-së.
5.Tensionet BE-SHBA.

6. Ndërprerjen e asistencës dhe programeve të SHBA-së për të gjitha vendet e botës, po në këtë rast Kosovën”, shkruan ai.

GRANDEMALL

Tutje, Rashiti si pikë të shtatë ka renditur impaktin e masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat sipas tij, nuk do të hiqen shpejt.

“8. Rënien masive të aktivitetit ekonomik vendor.

9 Degradimin e arsimit.

10. Mungesën e projekteve e investimeve madhore infrastrukturore e zhvillimore”, theksoi ai.

Si përfundim, Rashiti deklaroi se “Besoj se liderët e subjekteve nuk kanë as kohë dhe asnjë ditë për të manovruar me ambiciet e tyre personale dhe politike. Matesi i vetëm për ambiciet të tyre janë qeverisja dhe zhvillimi”.

Kujtojmë se deri më tash janë numëruar 99.57 për qind, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.87 për qind, pason Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.61 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 7.46 për qind.

Të mërkurën, ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në rezultatet preliminare nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës. Ato do të numërohen në një fazë të mëvonshme pasi të përfundojë numërimi në qendrat komunale të numërimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.