Hidromorava

Rashiti: Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në debatin e mbajtur sot në Bresalc, me banorët edhe të fshatrave Ponesh, Zhegoc, Verbicë, Sllakovc, Kishnapole e Gadish u përsëritën disa nga kërkesat për investime të domosdoshme nëpër këto vendbanime ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Në shkollën fillore “Ibrahim Uruqi”, renovimi/ndërrimi i dritareve, gëlqerosjen, sallën e sporteve, trotuarin për nxënës, parkingun e shkollës, si dhe ndërtimin e çerdhes për fëmijë.

Fundamenti

Poashtu kërkesa të kahmotshme lidhur me funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe investime të reja në zgjerimin e rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e rrugëve ekzistues (nëpër këto fshatra të rrethit të Bresalcit)

Ne si qeverisje komunale do të bëjmë përpjekje maksimale dhe ti përfshijmë në planifikim të buxhetit disa nga këto kërkesa, në veçanti në ato investime që kanë të bëjnë me shkollën e fshatit dhe në infrastrukturën e fshatit Bresalc si dhe nëpër fshatrat e kësaj pjese të Gjilanit./rajonipress/