RCCOLA

Rashiti: PDK në Gjilan po rritet çdo ditë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e PDK-së Gjilan po rritet çdo ditë, duke fituar besimin e të rinjëve plot dije, energji e gatishmëri për t’i kontribuar shoqërisë ka thënë Riad Rashiti.

Sot zyrtarisht pranova dy kandidatura për të udhëhequr me Rininë Demokratike të Kosovës në Gjilan. Kuvendi Zgjedhor i Rinisë Demokratike në Gjilan mbahet të dielën më 25 Dhjetor, ndërsa deri të hënën më datë 19 Dhjetor është gara e hapur për të kandiduar për kryetar të rinisë.

Qendrim Qerimi dhe Dafina Sylejmani dy studentë të dalluar, gatishmëria dhe vullneti i tyre me ambicie dhe ide kreative për organizim të rinisë në Gjilan.

UBT

Qendrimi në fakultetin e Mjekësisë dega Stomatologji, dhe Dafina në fakultetin e Shkencave Matematikor-Natyror dega Kimi.

Idetë e projektet e tyre janë interesante, motivuese, e mbi të gjitha janë tregues që vizioni i të rinjëve për politik-bërjen është unik në vetvete, duke i përfshirë temat sociale, kulturore, sportive e të tjera.

I dëshiroj suksese që të dyve në këtë angazhim të ri, që është domethënës për të gjithë ne./rajonipress/