Fundamenti

Rashiti: PDK është e unifikuar në qëndrime, aktivitete dhe agjendë të konsoliduar

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Po e përmbyllim javën me plot aktivitete terreni, me takime të ndryshme me aktivistët tanë kudo e ngado. Struktura jonë vazhdon të mbetet e fortë si përherë, e unike në qëndrime për zhvillimet politike në vend ka shkruar Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë:

Përmes diskutimeve të frytshme, pranuam komente e mesazhe inkurajuese, se ne si në nivel qendror, poashtu edhe në atë lokal, jemi të unifikuar në qëndrime, aktivitete dhe agjendë të konsoliduar.

Fundamenti

Se nëndegët janë bazamenti ynë më i fuqishëm, na ka treguar e kaluara, na tregon e tashmja. Ritheksojmë se bashkërendimi për të ardhmen është akoma më i fuqishëm, sidomos me pajtimin se ndryshimet në vend do t’i sjellë pikërisht PDK-ja, dhe përkrahja masive e qytetarëve.

Kështu e me këtë frymë, do të vazhdojmë të takohemi me aktivistët tanë dhe me qytetarët e tjerë, për t’i dëgjuar opinionet dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që zotimet tona të përmbushen në plotni.

Së bashku le të na prijë e mbara!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.