Shkolla e Mesme - UBT

Bashkim Isufi ngre shqetësimin për mungesën e trotuarit në rrugën “Demush Mustafa” në Gjilan: A po u jepet përparësi parkingjeve para këmbësorëve?

Bashkim Isufi ngre shqetësimin për mungesën e trotuarit në rrugën “Demush Mustafa” në Gjilan: A po u jepet përparësi parkingjeve para këmbësorëve?

Gjilan – Mungesa e hapësirave të sigurta për këmbësorët në disa rrugë të qytetit të Gjilanit po ngre shqetësime për mënyrën se si po menaxhohet hapësira publike dhe zhvillimi urban.

Për këtë çështje ka reaguar përmes një postimi publik edhe Bashkim Isufi, i cili ka vënë në pah gjendjen në rrugën “Demush Mustafa” në Gjilan, ku, sipas tij, trotuari është eliminuar plotësisht, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë dhe të drejtën e këmbësorëve për lëvizje të lirë.

Isufi thekson se në shumë rrugë të qytetit po vërehet zvogëlimi i hapësirave të trotuareve, ndërsa në raste të caktuara ato po eliminohen tërësisht për t’u krijuar hapësirë parkingjeve për automjete.

Hidromorava

Ai e konsideron të vështirë të arsyetohet mungesa e trotuarit në një rrugë brenda zonës së urbanizuar të qytetit, ku siguria e këmbësorëve duhet të jetë pjesë e rëndësishme e planifikimit urban.

“Ku është hapësira e këmbësorëve në këtë rrugë?”, është pyetja që shtron Isufi, duke ngritur dilemën nëse në zhvillimin urban po favorizohet hapësira për automjetet në dëm të qytetarëve që lëvizin në këmbë.

Sipas tij, zhvillimi i qytetit duhet të jetë i harmonizuar dhe të garantojë një balancë ndërmjet ndërtimeve, parkingjeve dhe hapësirave publike, pa anashkaluar trotuaret dhe sigurinë e këmbësorëve.

Shqetësimi i ngritur rikthen në vëmendje nevojën për një planifikim më të përgjegjshëm urban në Gjilan, ku infrastruktura publike duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm qarkullimit të automjeteve.

Trotuari nuk është hapësirë luksi, por domosdoshmëri për një qytet të sigurt, funksional dhe me standarde të mirëfillta urbane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.