Rashiti: Pas 8 viteve po ri-kthehen investimet në Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Caparë e Bilinicë

Gjilan – Për tetë vite nuk ka pas investime në Malishevë, e në vitin 2023 do të realizohen disa projekte të rëndësishme për këto dy fshatra. Problemi i ujërave të zeza që vjen nga qyteti, kalon përmes Malishevës deri në Uglarë do të filloj të zgjidhet në vitin tjetër. Vazhdimi i trotuarit prej Kufcës në Malishevë është projekti i cili do të fillojë dhe përfundojë në vitin tjetër. Por kërkojmë mirëkuptimin e secilit pronar që të mundësojë zgjerimin e rrugës nëpër pronën e tyre, për të mundësuar realizimin e këtij projekti tepër të domosdoshëm ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Një trafo e re do të investohet te lagja e Hashanëve.
Asfaltimi i disa rrugicave nëpër Malishevë dhe Malishevë të epërme, nëpër disa lagje që e kanë gjendjen e stërkeqe të rrugëve, do të investohen prej buxhetit të komunës.

Ndërsa, asfaltimi i rrugës për te muhaxherët deri në Vërbicë të Kmetocit, do të investohet nga ministria infrastrukturës 2023/24, si dhe Shtëpia e Kulturës dhe parku në qendër të fshatit Malishevë në vitin 2024.

Në Caparë ka hyrë projekti i kanalizimit (1200metra) dhe i ujësjellësit (1000metra).
Në Uglarë, do të ndërtohet ambulanta e re, do të asfaltohen disa rrugë dhe trotuare, si dhe 1200 metra ujësjellës.

Në Pogragjë është ndarë buxhet për funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit (pusi, pompa dhe riparimi e zgjerimi rrjetit).

Në Bilinicë 1200 metra kanalizim dhe riparim e asfaltim të rrugëve.
Përveç këtyre projekteve që do të investohen, janë planifikuar edhe projekte tjera për vitet 2024 dhe 2025.

Në vazhdim do të publikohen të gjitha projektet e planifikuara në buxhet komunal për vitin 2023, në lagjet e qytetit dhe të fshatrave të Gjilanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS