Fidanishtja

Rashiti : Partneriteti Publiko Privat sjellë shërbime më të mira për qytetarët

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Janё realizuar mjaft projekte tё rёndёsishme si nё infrastrukturё, nё bujqësi dhe nё tri projekte tё rёndёsishme përmes Partneritetit Publiko Privat ku vlera e investimeve arrin shumën rreth 6 milion euro dhe Komuna e Gjilanit do krijoj tё hyra tё konsiderueshme mbi 1.3 milion euro, ku qytetarёt e Gjilanit do tё kenё shёrbime mё tё mira nga projekti i PPP nё Eko-Higjienё thotë Riad Rashiti.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik është munduar të krijojë ambient sa më të volitshëm për biznes dhe prej vitit të ardhshëm, të gjitha bizneset do të lirohen nga taksa komunale, me përjashtim të makro-bizneseve. Në Gjilan, janë të regjistruar 2879 biznese, 600 janë biznese të reja, që janë regjistruar sivjet thotë për rajonipress Riad Rashiti, drejtor për zhvillim ekonomik.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, e themeluar si drejtori e re nё vitin 2012, ёshtё funksionalizuar mirë dhe munduar të krijojë ambient sa më të volitshëm për biznes, nё mbikëqyrjen e implementimit tё marrëveshjeve parmes PPP si dhe nё koordinimin e aktiviteteve pёr realizimin e projektit tё rёndёsishёm tё rregullimit tё shtratit të lumit “Mirusha”.

Sipas Rashitit gjatё vitit 2012 nё zyrёn pёr regjistrimin e bizneseve janё regjistruar 600 biznese tё reja, ku janё deklaruar 1189 tё punёsuar, qё pёr tё njejtёn periudhё me vitin e kaluar ka një rritje pёr mbi 100 biznese tё reja, poashtu tё deklaruar rreth 300 tё punёsuar mё shumё.

Ndёrsa sipas entit pёr punёsim gjatё kёtij viti deri nё fund tё muajit nёntor janё punёsuar mbi 1100 punёkёrkues.

Rashiti tha se numri i bizneseve tё shuara nё vitin 2012 ёshtё 50 % mё i vogёl se sa nё vitin paraprak, deri mё sot janё shuar 66 biznese – me numёr tё punёtorёve 107. Sipas vlerёsimit tё Drejtorisë pёr Zhvillim Ekonomik, numri mё i madh i arsyeve pёr shuarjen e kёtyre bizneseve nё kёtё vit ka qenё sepse kёto biznese po thuajse vetёm kanё qenё tё regjistruara dhe nuk kanё pasur ndonjё ngritje tё veprimtarisë sё tyre, apo janё regjistruar vetëm pёr tё shfrytëzuar rregullimin e ndonjë dokumentacioni pёr nevoja personale.

Mobi Casa

Një e arritur e kësaj drejtorie llogaritet Qendra pёr Biznes e cila ka realizuar projektin pёr krijimin e bazёs sё tё dhënave pёr tё gjitha bizneset e komunёs. Nё Gjilan janё 2879 biznese aktive, nga kёto 332 biznese janё joformale, por kryesisht janё biznese shumё tё vogla apo edhe sezonale, ku ky numёr muajve tё fundit ka filluar tё zvogëlohet pёr arsye se Drejtoria pёr Zhvillim Ekonomik nё bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit janё angazhuar qё kёto biznese tё detyrohen tё regjistrohen.

Propozimi nga ana e DZHE pёr heqjen e plotё tё taksёs komunale pёr bizneset ёshtё marrё shumё seriozisht nga kryetari i komunёs Qemajl Mustafa ku e kemi shqyrtuar bashkërisht nё Bordin e Drejtorëve dhe ёshtё vendosur pro këtij propozimi ku do t`i rekomandohet Kuvendit Komunal qё nё seancën e ardhshme t’a miratojё kёtё rekomandim i cili do tё hyjë nё fuqi nga viti 2013.

Rashiti për rajonipress ka sqaruar se sipas kёtij rekomandimi do tё lirohen plotësisht nga taksa komunale tё gjitha bizneset, me përjashtim tё kompanive publike qendrore dhe rajonale si (PTK, KEK-u, Hidromorava, Eko-Higjiena), kompanive me shtrirje nacionale (Ipko, Kujtesa, Zmobile etj…) bankave, kompanive tё sigurimeve dhe lojërave tё fatit e kazinove.

Duke folur për investimet Rashiti tha se investimet nё Komunën e Gjilanit kanё vazhduar tё bёhen edhe pse nё nivelin jo tё kёnaqshёm, por janё realizuar mjaft projekte tё rёndёsishme si nё infrastrukturë, nё bujqësi dhe nё tri projekte tё rёndёsishme përmes Partneritetit Publiko Privat ku vlera e investimeve arrin shumёn rreth 6 milion euro dhe Komuna e Gjilanit do krijoj tё hyra tё konsiderueshme mbi 1.3 milion euro, dhe qytetarёt e Gjilanit do tё kenё shёrbime mё tё mira nga projekti i PPP nё Eko-Higjienё.

Gjithashtu ka pasur investime tё konsiderueshme dhe shumё tё rёndёsishme nga grantet e Komisionit Evropian, ne sektorin agrar, ku edhe nё vitin 2012 janё ndarё grante nё vlerё prej 1 milion eurove tha Rashiti./rajonipress/