HW

Rreziku nga zjarret rritet me temperaturat e larta, Komuna e Kamenicës apelon për kujdes dhe përgjegjësi qytetare

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Në kushtet e temperaturave të larta dhe motit të thatë që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, Komuna e Kamenicës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe përgjegjësi qytetare, duke paralajmëruar për rrezikun e lartë të shpërthimit dhe përhapjes së zjarreve në hapësira të hapura, toka bujqësore dhe zona pyjore.

Përmes një apeli publik, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës private dhe pasurive natyrore të komunës.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të mos djegin barishte, mbeturina, kashtë apo degë të thata në toka bujqësore ose në hapësira të tjera të hapura, si dhe të mos ndezin zjarre për piknik, rekreacion apo aktivitete të ngjashme në natyrë, përveç rasteve kur ato janë të lejuara nga autoritetet kompetente.

Njëkohësisht, qytetarët janë ftuar që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri apo veprim të dyshimtë tek institucionet përgjegjëse, përmes numrave emergjentë: Njësia e Zjarrfikësve (193), Qendra Operative Emergjente (112), Policia e Kosovës (192) dhe Ndihma e Shpejtë (194).

United Hospital

Nga Komuna e Kamenicës është theksuar se edhe një zjarr i shkaktuar nga pakujdesia mund të sjellë pasoja të rënda për jetën e qytetarëve, pronën, tokat bujqësore, pyjet dhe biodiversitetin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore.

Autoritetet rikujtojnë se ndezja e zjarreve pa autorizim është e ndaluar me ligj dhe sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që përmes vigjilencës dhe bashkëpunimit të kontribuojnë në parandalimin e fatkeqësive dhe ruajtjen e mjedisit.

“Me kujdesin dhe përgjegjësinë e secilit prej nesh mund të shmangim dëme të mëdha dhe të mbrojmë komunitetin tonë. Të kujdesemi së bashku për Kamenicën”, thuhet në apelin e Komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.