Eko Higjiena

Rashiti: Organizimi për Migrim në Teatrin e Gjilanit, turpi i kësaj qeverisje komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – A ka gjë më të turpshme dhe më të rëndë se sa kur institucionet e vendit dhe shtetit tënd, japin “me qira” infrastrukturën publike në mbështetje të emigrimit për qytetarë e vet, për të ikur sa ma larg edhe për mos tu kthyer më asnjëherë në vendin e tyre. Çfarë perspektive mund të shohin familjet tona, kur shohin se si komuna e tyre lejon organizimin e institucionalizuar për të ikur nga Kosova ka thënë Riad Rashiti.

Mu në Teatrin e Gjilanit komuna ka lejuar të bëhet biznes, për të organizuar këtë “festival” tre ditor për të aplikuar për emigrim në Lotarinë Amerikane. Kjo ka gjasë edhe të quhet si e arritura më e madhe e qeverisjes komunale, duke i ftuar të rinjtë dhe familjet tona që të aplikojnë për të ikur larg e më larg.

Kjo dëshmon se Gjilani është bërë simbol i largimit, i ikjes dhe i fikjes. Kjo qeverisje e katandisur nuk ofron asnjë mundësi minimale për qytetarët e saj që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dihet çfarë fluksi të largimit bënë qytetarët e Gjilanit para dy viteve nëpërmes kampeve të Hungarisë. Ndërsa sot po shohim ikjen e institucionalizuar që po organizohet në qendrën e qytetit, me këtë qasje qytetarët tanë po shohin fikjen e shpresës për qytetarët e Gjilanit ka shkruar Rashiti.

Eco Higjiena

Në mungesë të projekteve zhvillimore për një mundësi punësimi dhe për një jetë normale, komuna e Gjilanit shihet se si ka degraduar deri në skajshmëri. Për tri vite ende nuk është në gjendje vetëm të shkruaj e hartoj në letër, një strategji të zhvillimit ekonomik, e lëre më të bëhet fjalë për strategji të realizueshme e cila do të krijonte një perspektivë për bizneset, të punësuarit, kuadrot profesionale, të rinjtë dhe familjet tona.

Së paku për këto tri ditë po shohin gjallëri në Teatrin e Gjilanit, jo për shkak të mbështetjes financiare për realizimin e ndonjë projekti për shfaqje apo për zhvillimin e aktiviteteve kulturore të këtij institucioni, por për arsye edhe ma të rëndësishme, ma madhore, ma nacionale dhe ma patriotike ka thënë Riad Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.