United Hospital

Rashiti: Organizimi masiv për devijimin e vullnetit të qytetarëve përmes manipulimit të votës së lirë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe morale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – E pabesueshme me atë se çfarë paska ndodhë në “thertoren” e numërimit të votave në Prizeren, duke dëmtuar seriozisht integritetin e procesit zgjedhor dhe duke cenuar rëndë imazhin e Partisë Demokratike të Kosovës, e që duhet kërkohet edhe llogaridhënie partiake ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Organizimi masiv për devijimin e vullnetit të qytetarëve përmes manipulimit të votës së lirë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe morale dhe duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë.

Mobi Casa

Në Gjilan, përkundrazi, me kohë dhe para fillimit të procesit të numërimit, janë zhvilluar takime me të gjithë komisionerët e numërimit dhe vëzhguesit, me qëllim që procesi të zhvillohej në mënyrë të rregullt, të ndershme dhe transparente. Si rezultat, numërimi i votave për kandidatët ka kaluar pa probleme.

Falënderoj të gjithë komisionerët për korrektësinë dhe përgjegjësinë e treguar, duke dëshmuar se procesi zgjedhor mund dhe duhet të mbrohet nga çdo tentativë manipulimi.

Uroj që manipulime të tilla të mos jenë shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës dhe që procesi zgjedhor të ketë ruajtur integritetin e tij në të gjitha komunat tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.