Rashiti: Opozita të ndal dhunën dhe të distancohet nga aktet e dhunshme

Naim Rashiti, analist i grupit Ballkanik për politika, në një prononcim për “zeri.info” ka deklaruar se opozita është e përcaktuar që të bllokoj punën e kuvendit dhe ratifikimin e marrëveshjeve me qeverinë e Holandës për vendosjen e dhomave të specializuara në Hagë, shkruan “zeri.info”
“Opozita është e përcaktuar ta bllokoj punën e kuvendit dhe rrjedhimisht ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e Holandës për vendosjen e dhomave të specializuara në Hage. Edhe ashtu opozita ka kundërshtuar nga fillimi krijimin e këtyre gjykatave të specializuara. Gjykata edhe ashtu sipas planit nuk do të krijohet para verës”, ka thënë Rashiti.
Ai tutje shton se opozita duhet të ndal dhunën dhe të distancohet nga aktet e dhunshme. Sipas tij, tani se paku një pjese e opozitës po tregon se është e gatshme të përdor dhunën për arritjen e qëllimeve të saj politke, siç thotë ai për ardhjen në pushtet, shkruan “zeri.info”.
“Opozita duhet të ndal dhunën dhe të distancohet nga aktet e dhunshëm. Tani se paku një pjese e opozitës po tregon se është e gatshme të përdor dhunën për arritjen e qëllimeve të saj politike, ardhjen në pushtet”, ka thënë Rashiti.
Ndërsa lidhur me votimin për president të ri të Kosovës, Rashiti ka thënë se ky votim duhet të kaloj në mënyre demokratike e parlamentare, sipas tij është obligim i qeverisë që të qetësoj situatën.
“Kjo çështje nuk është në rend dite se shpejti edhe ashtu, por megjithatë duhet krijuar kushte për punë parlamentare ashtu që këto çështje të përfundojnë. E para duhet që votimi për president të kaloje në mënyre demokratike e parlamentare. Është obligim i qeverise të gjejnë rrugën dhe qetësojnë situatën. Votimi për president dhe të gjitha marrëveshjet tjera të cilat kërkojnë votim janë zotime dhe obligime të qeverisë dhe koalicionit LDK-PDK, dhe kryeministri duhet të krijoje kushtet dhe marrëveshjet me opozitën për votimi dhe sjellje demokratike”, ka thënë ndër të tjera Rashiti. /Zëri./