RCCOLA

Rashiti njihet me përvojën e politikave të Bashkimit Evropian rreth turizmit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga data 18 mars deri më 20 mars Riad Rashiti drejtor i zhvillimit ekonomik ka qëndruar për një vizitë studimore në Bruksel të organizuar nga Komisioni Evropian e të realizuar përmes institucionit TAIEX me temën mbi Turizmin e qëndrueshëm dhe konkurrues në nivel lokal.

Sipas tij pjesëmarrës ishin përfaqësues nga disa komuna të shteteve të Ballkanit Perëndimor (si të; Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të zi. Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë).

Rashiti tha për rajonipress se qëllimi i kësaj vizite studimore ishte paraqitja tek autoritetet lokale dhe rajonale nga Ballkani Perëndimor të politikave të BE mbi turizmin, e cila është që nga Traktati i Lisbonës një kompetencë të veçantë për BE-në.

Turizmi ofron mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qytetet dhe komunat luajnë një rol të madh për shkak se ata janë aktorë të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës lokale për turistët. Turizmit rajonal në Ballkanin Perëndimor është duke u zhvilluar, por turistët e tjerë (kryesisht nga Evropa Perëndimore) janë edhe (ri-) zbuluar në rajon tha Rashiti.

Uji Dea

Rashiti tha se janë njoftuar dhe takuar me organizatat kryesore që punojnë në fushën e turizmit për të shkëmbyer pikëpamjet dhe praktikat më të mira të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Sot turizmi është sektori i tretë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në nivel nacional, dhe punësimi në këtë sektorë sillet nga 12-15%.
Neve na u prezantuan përvojat më të mira të disa vendeve në turizëm, por edhe të disa komunave të suksesshme nga Spanja, Anglia, Franca dhe Holanda” tha ai.

Sipas tij nga kjo vizitë studimore kanë parë rëndësinë e zhvillimit të turizmit si mundësi për rritjen e punësimit dhe ndikimit që ka në zhvillimin ekonomik lokal, pastaj kanë parë praktikat më të mira të vendeve të ndryshme. “Kemi kuptuar edhe më mirë domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të komunave dhe në mes të shteteve fqinje për të përshpejtuar zhvillimin dhe rritjen e sektorit të turizmit. Gjithashtu na janë ofruar informacione për mundësinë e aplikimit në fondet e BE për financimin e projekteve lidhur me investimet në turizëm” shtoj Rashiti./rajonipress/