GRANDEMALL

Rashiti: Menaxhmenti i kompanisë do të paraqes raportin e saj, kërkesën dhe arsyeshmërinë për rritje të çmimit të tarifave për mbeturinat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nuk mund të ketë rritje të çmimit për tarifat e mbeturinave pa miratimin e Kuvendit Komunal. Kërkuam nga menaxhmenti i kësaj kompanie të ri-kthejë çmimet e tarifave ashtu siç kanë qenë deri tani, të raportojë për investimet e realizuara dhe planin për të përmbushur obligimet për investime sipas kontratës së PPP, të rrisë pagat e punëtorëve, si dhe komuna e Gjilanit do të kontraktojë një operator ekonomik që do të bëjë Auditimin e pavarur të pasqyrave financiare dhe vlerësimin e implementimit të marrëveshjes së PPP ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Sot takuam menaxhmentin e Eko-Higjienës dhe përfaqësuesin austriak, ku diskutuam për veprimet e njëanshme të kësaj kompanie, e që janë në kundërshtim me parimet e partneritetit dhe me marrëveshjen e PPP, si dhe me rregulloren e Kuvendit Komunal.
Nuk mund të ketë rritje të çmimit për tarifat e mbeturinave, e në anën tjetër të mos kemi rritje të pagave për punëtorët e kësaj kompanie.

FIDANISHTJA

Kërkuam nga menaxhmenti i kësaj kompanie të ri-kthejë çmimet e tarifave ashtu siç kanë qenë deri tani, të raportojë për investimet e realizuara dhe planin për të përmbushur obligimet për investime sipas kontratës së PPP, të rrisë pagat e punëtorëve, si dhe komuna e Gjilanit do të kontraktojë një operator ekonomik që do të bëjë Auditimin e pavarur të pasqyrave financiare dhe vlerësimin e implementimit të marrëveshjes së PPP.

Deri në seancën e Kuvendit Komunal që duhet të mbahet gjatë muajit shkurt, menaxhmenti i kompanisë do të paraqes raportin e saj, kërkesën dhe arsyeshmërinë për rritje të çmimit të tarifave për mbeturinat, si dhe planin dinamik të finalizimit të investimeve në këtë kompami.

Pastaj i mbetet anëtarëve të Kuvendit Komunal, të diskutoj dhe shqyrtojë të gjitha këto çështje dhe të vendos për temat e lartëcekura.
Vetëm me mirëkuptim, diskutim e transparencë mund të ketë bashkëpunim e partneritet që i sjellë shërbime të mira qytetarëve, punëtorëve të kompanisë, kategorisë së veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të Dëshmorëve, komunës dhe kompanisë së Eko-Higjienës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.