FIDANISHTJA

Rashiti: Me inate politike, destruktivitet dhe me tendenca negative nuk qeveriset komuna

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mbi 2.5 milion euro të bllokuara si pasojë e mosfunksionimit të punës së Kuvendit Komunal në Gjilan ka shkruar Riad Rashiti i PDK-së.

Reagimi i plotë:

Papërgjegjësia institucionale e pushtetit të VV-së në Gjilan, inatet politike dhe problemet e jashtëzakonshme të krijuara nga kryetari i komunës, ka bërë që gjithçka të bllokohet në projektet e planifikuara në këtë vit.

Qasja destruktive e kryetarit të komunës dhe mospjesëmarrja e tij në seancat e Kuvendit Komunal dhe tendenca e tij për ta fajësuar opozitën për mos mbajtjen e seancave, ka bërë që mbi 2.5 milion euro të bartura nga buxheti i vitit të kaluar, ende nuk janë destinuar për dhjetëra projektet e planifikuara të këtij viti, ndërsa veç po kalon gjysma e vitit kalenderik.

Mobi Casa

Manipulimi publik është bërë instrument i qeverisjes së VV-së në Gjilan. Mos transparenca ndaj publikut e ka vlerësuar Gjilanin të fundit prej komunave të Kosovës.

PDK kërkon reflektim nga i pari i komunës, që të lërë inatet politike dhe të bashkëpunojë me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin Komunal. Qytetarët e Gjilanit nuk janë fajtorë dhe nuk duhet të pësojnë për shkak tekeve tuaja si kryetar komune.

Puna ligjore, bashkëpunimi dhe transparenca janë qelësi i ecjes para të projekteve dhe planifikimeve tjera për komunën tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.