Rashiti : Me “Higjienën” e Kamenicës duhet të merren hetuesit
Gjilan – Rashiti tha se Komuna e Kamenicës ka qenë e njoftuar për të gjitha gjërat që kanë ndodhur në këtë proces të PPP përmes anëtarit të saj që e ka pasur në bordin e kompanisë dhe në komisionin e aksionarëve ku i ka pasur të drejtat e barabarta me gjithë anëtarët tjerë.
Deklarata e Shaip Surdullit dhënë rajonipress se Higjiena në Kamënicë është në prag të pavarësimit ka ngjallur reagimin tek drejtori për zhvillim ekonomik Riad Rashiti.
Rashiti tha se Institucionet Komunale të Kamenicës dhe kryetari i komunës sipas vlerësimit të drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan kanë marr vendime të ngutshme e që si pasojë e këtyre vendimeve janë duke u kryer veprime të paligjshme nga ana e një komisioni të formuar me vendim të Kryetarit të komunës së Kamenicë Shaip Surdulli për menaxhimin e njësisë së “Eko-Higjienës” në Kamenicë.
Deklarimi nga ana e kryetarit të Kamenicës se së shpejti njësia e „Higjienës“ në Kamenicë do të pavarësohet është në kundërshtim me gjendjen reale që vepron kjo njësi, sepse „pavarësimi“ apo ndarja e njëanshme joligjore e kësaj njësie ka ndodhur nga data 1 gusht 2012, pa respektuar asnjë procedurë së paku elementare ligjore.
Rashiti thotë se procesi i Partneritetit Publiko-Privat i udhëhequr nga Komuna e Gjilanit në KRM. Higjiena ka qenë në pajtim të plotë me të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës, janë zhvilluar të gjitha procedurat sipas rregullave deri në nënshkrimin e kontratës me partnerin privat Moser Group nga Austria.
Ky proces është vlerësuar pozitivisht nga Institucionet e Kosovës dhe si shembull pozitiv për komunat tjera të Kosovës.
Komuna e Kamenicës prej fillimit të këtij procesi nuk është pajtuar me vendimet e marra nga komuna e Gjilanit për nisjen e investimeve përmes PPP në vlerë prej 1.5 milion euro në këtë kompani, por pasiqë Kamenica kishte vetëm 13.5% të aksioneve në KRM Higjiena, ajo nuk ka mundur sipas ligjit ta pengojë dhe ta ndaloj këtë proces të rëndësishëm.
Rashiti tha se Komuna e Kamenicës ka qenë e njoftuar për të gjitha gjërat që kanë ndodhur në këtë proces të PPP përmes anëtarit të saj që e ka pasur në bordin e kompanisë dhe në komisionin e aksionarëve ku i ka pasur të drejtat e barabarta me gjithë anëtarët tjerë.
Prej momentit kur ka filluar zbatimi i marrëveshjes së PPP dhe ka filluar punën shpk.”Eko-Higjiena” komuna e Kamenicës është deklaruar se e ka ndarë njësinë e saj nga kompania “Higjiena” , dhe pa asnjë procedurë apo proces, pa dhënë asnjë llogari ndaj askujt, pa bërë prerjen e gjendjes financiare, të aseteve etj.
Veprimet e bëra nga komisioni i formuar me vendimin e kryetarit të Kamenicës prej datës 1 gusht të këtij viti janë për tu hetuar nga organet kompetente sepse janë duke ndodhur këto veprime plotësisht të jashtëligjshme nga njësia në Kamenicë, inkasimi i mjeteve nga klientët në emër të shërbimeve të kryera nga Krm.”Higjiena” e që është vepër penale sepse nuk ka te drejtë një komision të inkasoj lekët e një kompanie që ka dhënë shërbimet për klientet e saj; nuk kanë deklaruar gjendjen financiare prej momentit kur kanë ndërprerë bashkëpunimin me Eko-Higjienën; nuk kanë bërë asnjë prerje të gjendjes së obligimeve të krijuara nga njësia e tyre si për të arkëtueshmet nga klientët e saj, si dhe disa veprime tjera të vlerësuara si vepra të rënda.
Nuk qëndron e saktë se ata kanë marr udhëzime nga Ministria që të menaxhohet në këtë form njësia e ndarë në formë joligjore, por komuna e Kamenicës është udhëzuar që të zgjedhë këtë problem me Eko-Higjienën dhe komunën e Gjilanit që e kanë krijuar ata dhe gjendjen në të cilën e kanë sjellë këtë njësi, sepse ata se pari faturimin janë duke e bërë gabim dhe jashtëligjshëm, inkasimin jashtëligjshëm, asnjë obligim apo pagesë të shpenzimeve Komuna e Kamenicës nuk mund ta paguaj nga kjo formë e menaxhimit të njësisë së saj, nuk mund ta zgjedhin problemin me deponinë e mbeturinave si dhe asnjë çështje tjetër nuk mund ta zgjedhin në formë ligjore përderisa Qeveria e Kosovës nuk ia miraton Kamenicës kërkesën për themelimin e ndërmarrjes së re publike lokale, sepse ky rast ka pas ndodh ngjashëm edhe kur komuna e Vitisë kishte bërë veprime gjithashtu joligjore duke e ndarë njësinë e tyre dhe tek pas dy viteve vet kishin kërkuar që të kthehet në menaxhim të Krm Higjienës në Gjilan.
Shumë e rëndësishme është se fillimi i realizimit të marrëveshjes së PPP me shpk.”Eko-Higjienën” është i mirë dhe së shpejti do të fillojnë edhe investimet e reja të shihen në këtë kompani, e që do të jenë në shërbim të qytetarëve, klientëve dhe punëtorëve të kompanisë tha Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, dhe ish-kryesues i komisionit të Kuvendit Komunal për procesin e PPP në KRM Higjiena./rajonipress/