KKGJILAN

Rashiti: LDK kundёr interesave tё qytetarёve tё Gjilanit

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Drejtori pёr Zhvillim Ekonomik Riad Rashiti e vlerёson shqetёsuese dhe tё dёmshme sjelljen e Kёshilltarёve tё Kuvendit Komunal tё LDK-sё tё cilёt po i shnёdrrojnё seancat e Kuvendit nё “Big Brother”, duke bёrё lojëra tё pakuptimta politike me qёllim tё pengimit dhe frenimit tё zhvillimeve pozitive, me punёt dhe projektet e mira tё cilat Institucionet Komunale me shumё mundi tё madh dhe vёshtirёsi po mundohen t’i realizojnё nё interes tё Komunёs dhe qytetarёve tё Gjilanit.

Braktisja e seancës së fundit nga ana e LDK-së nuk është arsyetuar dhe nuk është parë si veprim i qëlluar nga ana e Riad Rashitit . Rashiti thotë se pёrveç mungesёs sё vizionit tё saj, mungesёs sё ideve pozitive, nga paaftёsia pёr tё ofruar alternativё tё re pёr qytetarin, ajo po fuqizon rolin e saj pёr tё kundёrshtuar pa asnjё arsye vendimet e propozuara nga qeverisja komunale dhe kёshtu po dёmton interesat e qytetit dhe qytetarёve tanё.

“Lёshimi i dy seancave tё fundit tё Kuvendit Komunal nga ana e tyre ka ndodhur pёr arsye tё pamundёsisё sё pёrballjes me faktet tё cilat janё paraqitur nё njёrёn seancё, pёr shkeljet ligjore dhe keqpërdorimet tё cilat kuadrot e LDK-sё i kanё bёrё sa kishin udhёheqje me Institucionet Komunale. Ndёrsa lёshimi i seancёs sё fundit ёshtё bёrё nё mёnyrё qё “Shoë Men-i” i Kёshilltarёve tё LDK-sё tё krijojё arsye pёr tё marr hapёsirё sa mё shumё nё media, pёr ta keqpёrdorur, keqinterpretuar dhe gёnjyer qytetarёt e Gjilanit pёr punёn e projekteve tё ndryshme qё janё duke u realizuar nё komunё”.

Rashiti thotë se vёrtet ёshtё pёr keqardhje qё shefi i grupit tё LDK-sё po ia lejon vetes sё tij tё rrёshqas drejt krijimit tё njё intelektuali apo tё njё politikani demagog.

Ai nё deklaratёn e tij publike pas lёshimit sё seancёs sё fundit tё Kuvendit Komunal, hapur gёnjeu opinionin lidhur me pikёn e rendit tё ditёs pёr kompensimin e dёmeve material tё shkaktuara pёr kryerjen e punёve pёrgatitore pёr rregullimin e shtratit tё lumit Mirusha, duke thёnё se LDK-ja nё fillim tё seancёs ka kundёrshtuar kёtё pikё tё rendit tё ditёs. “Ndёrsa ekziston regjistrimi me videokamerё ku shihet qartё se tё gjithё Kёshilltarёt e LDK-sё e kanё votuar dhe aprovuar rendin e punёs sё kёsaj seance me plotёsimin e pikёs sё lartcekur” ka sqaruar Rashiti.

Eco Higjiena

Rashiti mendon se sjellja e tyre dhe mё vonё kёrkesa pёr shtyerjen e kёsaj pike pёr njё seancё tjetёr ishte e pakuptimtё dhe e paarsyeshme, kёshtu qё dolёn kundёr kompenzimit me kohё tё pronarёve pranё lumit Mirusha.

“Mirёpo gjithashtu kishin pёr qёllim edhe zvarritjen e implementimit tё projektit mё tё rёndёsishёm pёr qytetin, duke mos kontribuar pёr krijimin e besimit te pronarёt se Komuna e Gjilanit do t’ia paguajё kompensimet ndaj tyre. LDK u mundua tё pengojё zgjidhjen e pengesave tё cilat ne pёrballemi secilёn ditё nё teren me disa nga pronarёt tё cilёt kanё humbur besimin qё nga koha e qeverisjes sё komunёs nga LDK-ja, atёherё kur qytetarёt (pronarёt-tё dёmtuarit) janё gёnjyer, mashtruar, e vjedhur me nga njё pjesё tё kompensimit qё u takonte atyre, sikurse nё rastin e kompensimit tё dёmeve tё tërmetit”.
Por duhet ta kuptojnё mirё Kёshilltarёt e LDK-sё, se ne nuk jemi si ata dhe nuk qeverisim si ata, ne jemi krejt ndryshe, dallojmё shumё nga ata. Kёtё e ka dёshmuar dhe do ta dёshmojё edhe mё shumё koha dhe e ardhmja e juaj dhe e ardhmja jonё politike ka vlerësuar Rashiti.

Mosvotimi i Kёshilltarёve tё LDK-sё pёr shfuqizimin e vendimit pёr detyrimin e kryerjes sё obligimeve nga klientёt ndaj dy kompanive publike “Hidromorava” dhe “EcoHigjiena” ishte absurde.

“LDK-ja nё Kuvendin Komunal ka dy vite tё plota qё ka penguar respektimin e ligjit tё Republikёs sё Kosovёs dhe respektimin e rregullores sё Kuvendit Komunal pёr themelimin e Kёshillave tё Lagjeve dhe tё Fshatrave, sepse ka kushtёzuar qё kёto zgjedhje tё bёhen me njё formulё politike, por jo edhe sipas ligjit dhe rregullores.
Por veprimet e tyre sigurisht se do ta kenё koston politike pёr tё ardhmen e LDK-sё, sikur qё e kanё pasur disa vite mё parё, sepse sot vetёdijёsimi ёshtё ngritur lartё tek qytetari. Duke besuar se edhe angazhimi dhe puna e cila ёshtё bёrё dhe ёshtё duke u bёrё nga qeverisja komunale ,por edhe ajo qendrore do tё vlerёsohet prapë nga secili individ” ka thënë Rashiti në reagimin e tij./rajonipress/