UBT

Rashiti : Kryesia e Degës së PDK-sё në Gjilan, nuk do të luaj “Loto”!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Procesi zgjedhor nё degёn e PDK-sё nё Gjilan është zhvilluar relativisht mirë, por besojё qё mund tё përmbyllet edhe më mirё, duke zgjedhur njё kryetar dege i cili mundet dhe dinë qё edhe mё tutje ta dёrgojё Partinё Demokratike tё Kosovёs drejt sukseseve dhe fitoreve tё reja nё Gjilan thotë Riad Rashiti anëtar i kryesisë së PDK-së në Gjilan.

Rashiti tha për rajonipress se degёn e PDK-sё nё Gjilan duhet ta drejtoj njё njeri me integritet tё plotё personal, me vlera dhe me dije tё larta tё udhëheqjes, njё njeri qё ka kontribuar dhe i ka sjellur dobi dhe fitore degёs sё PDK-sё, qё i ka sjellur tё mira qytetarit tё Gjilanit, qё ka respektuar rendin dhe ligjin, qё ka treguar se angazhohet pёr PDK-nё dhe Gjilanin, e jo pёr interesa tё ngushta personale dhe familjare apo grupore.

“Në degën e PDK-së në Gjilan, herë pas here janë bërë anashkalime dhe shkelje statutore të partisë, zgjedhja e kryetarit të degës në mënyrë jashtëstatutare. Nuk ka funksionuar si duhet Këshilli i Degës, janë pasivizuar të gjitha Komisionet Profesionale (me përjashtim të atij për Shëndetësi), nuk janë respektuar asnjëherë strukturat tjera të degës, kanë dhënë dorëheqje 7-8 anëtarë të Kryesisë së Degës, komunikim dhe aktivitete shumë të dobëta me nëndegët, nuk janë respektuar vendimet e vetë Kryesisë së Degës, dega është e zhytur në obligime financiare. Për këtë gjendje është pajtuar edhe vetë Kryesia e Degës para disa muajsh” ka sqaruar Rashiti.

Sipas tij jashtë institucioneve të komunës, janё punësuar dhe zgjedhur drejtor e menaxher tё ndryshëm si nё PTK, KEK, ATK, APK, e kudo tjetёr, kuadro qё nuk janё tё Gjilanit, ndёrsa edhe sot nё degёn e PDK-sё kemi kuadro profesionale tё papunёsuara. “Pothuajse asnjë përfaqësim nuk kemi në Ministritë e ndryshme të Republikës së Kosovës. Kjo ka ndodhё sepse ish-kryetari i degës Izmi.Zeka, por edhe disa të tjerë janё angazhuar qё t’i realizojnё vetëm interesat e tyre. Nuk i takon një anëtari të Kryesisë tё deklarohet ndaj koalicioneve tё mundshme nё Gjilan, sikur qё kishte ndodhur vitin e kaluar, rreth koalicionit me AAK, që ishte proklamuar se do të ndodhë në muajin shtator, por zoti Zeka e ka mbajtur peng këtë situatë për t`i ruajtur tri pozicionet e tija, e tani ёshtё edhe më qesharake tё deklarohesh se cili koalicion do ta udhëheq Gjilanin nё katёr vitet e ardhshme. Nё politikё nuk ёshtё gjithçka lojё” e ka përkujtuar Rashiti, Zekën.

UBT

Rashiti tha se strukturat, anëtarët dhe elektorati i PDK-sё nё vitin 2007 kërkuan ndryshime nё udhëheqjen e Institucioneve Komunale dhe të atyre qendrore dhe qytetarёt e mbёshtetёn kёtё kёrkesё për ndryshime dhe ato janë bërë.” Ndёrsa tani anëtarët dhe elektorati i PDK-sё kanë kёrkuar ndryshime brenda partisë, tё cilat edhe i kanë bërë nga seksionet, nёndegёt, Kёshilli Drejtues, Kryesia e Degёs. Por tani ndryshimet duhet tё ndodhin edhe në prijësin e degës, duke sjellur njё kryetar tjetёr, që ka treguar integritet dhe guxim politik, ka treguar njohuri tё larta dhe ka dëshmuar se nuk ka konkurrencë politike në komunën e Gjilanit, ka treguar se mundet tё bashkëpunoj me tё gjithё nё shёrbim tё rritjes sё Partisё Demokratike nё Gjilan, dhe nё shёrbim tё qytetarёve tё Gjilanit, tё cilёt jam i bindur thellë se do ta mbështesin edhe pёr njё mandat tjetër kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunёs”.

Strukturat e reja të zgjedhura në degën e Gjilanit janë të përgjegjshme dhe të vetëdijshme për rëndësinë e zgjedhjes së kryetarit të saj, Kryesia e Degës i njeh mirë të gjithë kandidatët për kryetar, sigurisht se edhe i respektojnë, por saktë e dinë se kush duhet t’i prijë degës së PDK-së dhe kush mundet t`i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Komunën e Gjilanit.

“Nuk duhet të kemi guxim edhe nevojë për të humbur kohë dhe për të luajtur loto. Të gjithë kanë hapësirë dhe mundësi të gjejnë vendin e merituar në politikë edhe Izmi Zeka, edhe të gjithë të tjerët, vetëm duhet të kemi gatishmëri të plotë që të angazhohemi me mundësit që i kemi dhe të pajtohemi me vullnetin e atyre që na vlerësojnë secilin prej nesh” tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.