Fundamenti

Rashiti hedh poshtë spekulimet: Koalicioni LVV – PDK është stabil dhe i qëndrueshëm

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Gjatë ditës së sotshme është përfolur se mund të ketë prishje të koalicionit mes LVV dhe PDK-së, por ndaj të gjitha këtyre përfoljeve ka reaguar kreu i PDK-së në Gjilan Riad Rashiti i cili për rajonipress tha se këto përfolje janë spekulime dhe se bashkëpunimi në mes të partnerëve është normal dhe sikur që ka qenë nga fillimi.

Riad Rashiti ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet edhe pse thotë se dëshira e oponentëve është që brenda koalicionit të ketë telashe.

Uji Dea

“Fatmirësisht kemi një bashkëpunim të mirë dhe koalicioni vazhdon të mbetet i qëndrueshëm. Ndërsa rreth shtyerjes së seancës përgjigje mund të japi kryesuesi i Kuvendit, por me sa unë kam informacione disa asambleist janë në pushime dhe nuk mund të marrin pjesë në këtë seancë” tha Rashiti./rajonipress/