RCCOLA

Rashiti: Haziri do të përballet me provat e pakontestueshme të PDK-së

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan i drejtohet dhe i bënë thirrje bizneseve të Gjilanit që të vazhdojnë aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre afariste në kushte normale dhe mos të bien pre e mashtrimeve dhe ndikimit të kandidatit të LDK-së për kryetar komune Lutfi Hazirit, i cili që nga tani ka filluar presionin ndaj disa bizneseve dhe të punësuarve. Sepse ne do t`i mbrojmë të gjitha bizneset dhe të punësuarit me të gjitha mekanizmat institucional në komunë dhe të atyre qendrore ka thënë Riad Rashiti.

Riad Rashiti tha se Lutfi Haziri nuk mund t`i frikësojë, kërcënojë e manipulojë bizneset e Gjilanit në këtë kohë fushate përmes grupës së tij të dyshimtë për vepra të ndryshme në të kaluarën e tij sa ishte në pushtet, por edhe ai vet personalisht nuk do të mundet ta bëjë këtë. “rtia Demokratike e Kosovës përmes Institucioneve Komunale me të cilat është duke qeverisur dhe do të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme, nuk do të lejojë këto kërcënime, kushtëzime dhe manipulime të ndodhin ndaj bizneseve dhe të punësuarve në to. e jemi të angazhuar dhe duke mbledhur fakte nga tereni për të gjitha këto raste dhe do të ngrisim padi për t`i përcjellur me kohë në organet e hetuesisë, ndaj këtyre veprimeve të një kandidati i cili pretendon të qeverisë më komunën tonë përmes mashtrimit të qytetareve, me blerjen dhe manipulimin e votave”

Rashiti tha se premtimet që po i bënë Lutfi Haziri ndaj qytetarëve dhe bizneseve në Gjilan, ai nuk i ka realizuar asnjë për ato vite të gjata që ishte në pushtet. “Bizneset në Gjilan në kohën e Lutës paguanin qindra euro për leje të punës, qindra euro taksë komunale, qindra euro për regjistrim të biznesit të ri, mijëra euro për marrjen e tenderëve. Ndërsa me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, të gjitha këto ngarkesa për bizneset janë hequr. Lutfi Haziri nuk është ai që bënë lehtësira për askënd, por as nuk është ai që ia heq stupcin askujt por as që vendos stupcë ndokun, sepse ai ka mungesë të dijes, guximit dhe qëllimit të mire. Partia Demokratike e Kosovës është ajo që pa kurrefar stupci ka ndryshuar krejtësisht Gjilanin, ka hequr korrupsionin nga komuna të cilin ai e kishte krijuar” ka thënë Rashiti.

Rashiti tha se në privatizimin e pronave publike dhe në keqpërdorimet e bëra në kohën e qeverisjes nga LDK në Gjilan, ka gisht edhe të Lutfi Haziri, si psh. Privatizimi i fabrikës së radiatorëve, “Ndërtimet pa leje të cilat ende nuk janë përfunduar nga koha e qeverisjes së tij. Kompensimi gjysmak për dëmet e tërmetit”.

Fundamenti

Ditëve të fundit kandidati i LDK-së Lutfi Haziri, duke e parë dhe ndier humbjen në ballotazh, duke e ditur mirë se më nuk do të mund të blejë, vjedhë dhe manipulojë votën e qytetarëve të Gjilanit sikurse në raundin e parë, ai ka ndryshuar qasjen dhe po tenton blerjen e votës industriale përmes formës tjetër atë të shantazhimit të bizneseve në Gjilan.

Rashiti tha se Lutfi Haziri po i mashtron një pjesë të bizneseve sidomos ato ndërtuese, transportuese dhe shërbyese, ai po i premton projekte duke nënshkruar kontrata me ta, poashtu po i premton tendera bizneseve si dhe po i kërcënon punëtorët me largim nga vendi i tyre i punës. Poashtu kandidati i LDK-së ka angazhuar grupin e tij të dyshimtë dhe të punësuarit e LDK-së në institucionet komunale dhe ato qendrore për të ushtruar ndikim dhe presion ndaj bizneseve përmes inspektorëve të ndryshëm, duke i detyruar ata që të financojnë fushatën e tij dhe për ta votuar atë në ballotazh.

“Që në ditën e parë pas zgjedhjeve, ka filluar largimi i disa punëtorëve nga vendi i punës në disa prej bizneseve në të cilat Luta ka ndikim, shembull është rasti i Hasan Mustafës i cili ka qenë i punësuar në njërin prej bizneseve në Gjilan dhe për arsye të mosbindjes për të votuar kandidatin e LDK-së për kryetar komune, është larguar nga puna.Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan denoncon dhe është kundër veprimeve të tilla që shantazhojnë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit. Ne i garantojmë që do të vazhdojmë t`i mbështesim bizneset ashtu siç kemi bërë deri më tani. Do të vazhdojmë me krijimin e lehtësirave dhe politikat stimuluese për bizneset në komunë” tha Rashiti./rajonipress/