Eko Higjiena

Rashiti: Eksperimenti “Task Forca” shkaktoj kaos në shumë fusha

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Propozimi aktual i kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri për ta ri-themeluar Drejtorinë e Inpeksionit dhe Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport, është pranim i dështimit të plotë të tij dhe të qeverisje komunale të cilën e drejton ai shprehet Riad Rashiti.

Rashiti thotë se Vendimi i Kuvendit Komunal i vitit 2014 për shuarjen e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po vërtetohet se ishte një vendim jashtëzakonisht i gabuar dhe i dëmshëm për këta sektorë.

Uji Dea

“Eksperimentet e bëra të Lutfi Hazirit me drejtoritë komunale dhe me krijimin e Task Forcave të cilat, po rezultojnë se ishin plotësisht të pavlera dhe të cilat shkaktuan kaos në shumë fusha, bënë degradimin dhe çorientimin institucional, ofruan shërbime jo efikase për qytetarët e Gjilanit dhe sollën humbje të besimit tek bizneset, donatorët dhe investitorët”.

Sipas Rashitit, Qeverisja e Lutfi Hazirit më në fund pas gati tri viteve, po i pranon të këqijat e mëdha që ua solli qytetarëve të Gjilanit, përmes vendimeve të gabuara dhe në dëm të tyre. “Në realitet ndodhi krejtësisht e kundërta e zotimeve të shumta që kryetari i Gjilanit i bëri para qytetarëve, sepse u bë ri-kthimi i anarkisë dhe kaosit të lënë në vitet 2006/07. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme t’ia pranojë Lutfi Hazirit dështimin e ofruar në këta dy sektorë dhe mirëpret vetëdijesimin e tij për gabimet që i ka bërë në qeverisjen komunale dhe e vlerëson angazhimin e tij për të përmirësuar sadopak veprimet e tija që ishin të dëmshme dhe me pasoja, në mënyrë që të ndalet kaosi dhe krimi urbanistik në qytet dhe që në Teatrin e Gjilanit të kthehet normalizimi bashkë me sektorët tjerë të kulturës, rinisë dhe sportit” ka thënë Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.